Radhët e gjata prej ditësh në Kakavijë, Olta Xhaçka dhe Haki Çako nisen drejt pikës kufitare, drejt doganës edhe automjeti me 10 mijë litra ujë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:48 14-08-2020 Radhët e gjata prej ditësh në Kakavijë, Olta Xhaçka dhe Haki Çako nisen drejt pikës kufitare, drejt doganës edhe automjeti me 10 mijë litra ujë Olta Xhacka dhe situata ne Kakavije

Situata e rënduar në Kakavijë, për shkak të radhëve të gjata të makinave që kërkojnë të hyjnë në shtetin grek ka bërë që Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako të nisen drejt pikës kufitare.

Xhaçka do ë takohet me drejtues të pushtetit vendor dhe policisë, për gjetjen e zgjidhjes sa më shpejtë të qytetarëve që prej tre ditësh presin për të kaluar kufirin.

Qytetarët në kufi kanë 3 ditë që sfidojnë temperaturat e larta pa ujë dhe pa kushte higjenike.

Drejt Kakavijës është nisur edhe një automjet i posaçëm me 10 mije litra ujë si dhe ekipe mjekësore  për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010890960693359
array(1) { ["section"]=> string(148) "radhet-e-gjata-prej-ditesh-ne-kakavije-olta-xhacka-dhe-haki-cako-nisen-drejt-pikes-kufitare-drejt-doganes-edhe-automjeti-me-10-mije-litra-uje-217131" }