Është duke u zhvilluar një konferencë lidhur me radikalizimin fetar dhe ekstremizmin ku krahas ministrit Tahiri kanë mbajtur fjalët respektive edhe ambasadori amerikan Donald Lu si dhe ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin. Lu vuri theksin te rëndësia e OJQ-ve që sipas ambasadorit duhet të sjellë ndryshimin në sigurinë e shoqërisë. “Puna e OJQ-ve duhet dhe mundet të sjellë ndryshimin në mbajtjen e sigurt të shoqërisë sonë’, tha Lu.
Vlahutin u ndal te ekstremizmi fetar dhe lufta në Siri e Irak. Ambasadorja e BE tha se ekstremizmi fetar ka prekur gjithë botën, ndërsa shtoi se BE është e gatshme të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër terrorizmit fetar.
“Ekstremizmi fetar është një çështje që po prek gjithë botën, veçanërisht Siria e Iraku, ku janë duke luftuar shumë luftëtarë të huaj. Është i nevojshëm një bashkëpunim i ngushtë me të gjithë rajonin për të luftuar terrorizmin dhe për ta ndaluar atë duhet një zgjidhje nga të gjithë luftëtarët për këtë çështje. Terrorizmi dhe elementët e tij janë parë si një cështje e rëndësishme nga BE .
Është i nevojshëm bashkëpunimi ndërkombëtar. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim Shqipërinë në rrugën kundër terrorizmit. Kjo çështje vlen të përmendet edhe në vendet e Afrikës dhe duhet parë edhe sistemi i tyre i mbrojtjes. Po përdoret për një udhërrëfyes në Ballkanin Perëndimor lidhur me këtë cështje. Po përpiqemi të rrisim vetëndërgjegjësimin për luftën kundër terrorizmit, duhet të dyfishojmë përpjekjet tona dhe kjo ka të bëjë edhe me qeverisjen“, tha në fjalën e saj Vlahutin.