Radioterapia nё spitalin Hygeia, trajtimi qё vret qelizat tumorale

Publikuar tek: aktualitet, më 11:02 22-05-2019 Radioterapia nё spitalin Hygeia, trajtimi qё vret qelizat tumorale

Doktor Ledio Bregu, mjek në Spitalin Hygeia në një intervistë të detajuar shpjegon një nga trajtimet onkologjike për eliminimin e qelizave tumorale. Bëhet fjalë për Radioterapinë, e cila përdor rrezatimin jonizues.

 

Çfarë është Radioterapia?
Radioterapia është një nga trajtimet onkologjike që përdor rrezatimin jonizues për eliminimin e qelizave tumorale (duke vrarë qelizat tumorale apo duke penguar riprodhimin e tyre). Rrezatimi jonizues prodhohet nga aparatura bashkëkohore të quajtura Axelerator Linear, aparaturë e cila në botë që prej vitit 1980 zëvendësoi në masë të gjerë aparaturat e Kobaltit të cilat përdoreshin për të trajtuar kancerin.

Akseleratori Linear bën të mundur që të aplikohen teknika nga më bashkëkohoret dhe shumë avangard për kohën siç është edhe teknika IMRT, teknikë kjo shumë e përdorur sot për sot në botë nga qendrat më të specializuara onkologjike, dhe prej dy vitesh tashmë aplikohet për herë të parë dhe vetëm në Spitalin Hygeia Tiranë.

Me anë të Teknikës IMRT arrijmë të aplikojmë një dozë të madhe rrezatimi të përqendruar vetëm tek masa tumorale, duke e shkatërruar atë, dhe në këtë mënyrë arrin të ruajë të paprekura, duke mbrojtur maksimalisht indet dhe organet e shëndosha përreth kësaj mase. Aplikimi i këtyre teknikave bashkëkohore ka rritur në mënyrë të ndjeshme % e mbijetesës dhe ka përmirësuar dukshëm cilësinë e jetës te pacientët e prekur nga sëmundje tumorale.

Në cilat raste gjen aplikim Radioterapia?
Radioterapia mund të aplikohet në çdo pjesë të trupit dhe për të gjitha tipet e kancerit. Vlerësohet që rreth 50-60% e pacientëve të prekur nga kanceri, në një moment të caktuar të ecurisë së sëmundjes, do të kenë nevoje për radioterapi, qoftë kjo për qëllim kurativ (shërimi) apo paliativ (trajtim të dhimbjes, hemorragjisë apo simptomave të tjera).

Me anë të teknikës IMRT, që siç e theksuam edhe më lart është teknikë shumë e avancuar për kohën, përveç rezultateve mjaft të mira që jep në kurimin e pacientëve me kancer, rrit edhe shanset e trajtimit edhe për ata pacientë të cilët do e kishin të pamundur kurimin me metodat e mëparshme të radioterapisë (teknika e thjeshtë 3-Dimensionale).

Në disa raste që me anë të kësaj teknike (3D) konsideroheshin si raste të pakurueshme, sajë teknikës IMRT, tashmë edhe këto raste mund të trajtohen, pra i nënshtrohen trajtimit me qëllim kurativ, duke rritur ndjeshëm % e mbijetesës nga kjo sëmundje

A jep efekte anësore Radioterapia dhe cilat janë ato?
Ndryshe nga Kimioterapia, efektet anësore të radioterapisë, në përgjithësi ketegorizohen si më të lehta dhe lidhen ngushtë me zonën e trupit që po trajtohet (rrezatohet).

Disa nga efektet anësore më të shpeshta që jep radioterapia janë:
Radiodermia: është skuqja e lëkurës në zonën ku bëhet rrezatimi, është efekt anësor i zakonshëm dhe i menaxhueshëm. Në këto raste këshillohet përdorimi i kremrave mbrojtës për lëkurën.

Mukoziti; është acarimi nga rrezatimi i mukozës së gojës, fytit, apo ezofagut, në raste kur këto zona trajtohen me radioterapi, si në rastet e kancerit të kokë-qafës, kanceri gastgrointestinal apo kanceri i mushkërisë. Mukoziti është një nga efektet më serioze të radioterapisë por që arrin të menaxhohet nëpërmjet medikamenteve analgjezike apo aplikimit të mbrojtësve lokal si kremra, solucione për gojën etj, gjithmonë bazuar në rekomandimet e dhëna nga mjeku përgjegjës.

Xerostomia; është tharja e gojës e cila shkaktohet nga rrezatimi i gjëndrave të pështymës në rastet kur trajtohen kancerat e kokë-qafës. Xerostomia si efekt ka gravitet të variushëm dhe permanent në disa raste trajtimesh.

Ajo që duam të theksojmë në këto raste është gjatë trajtimit me teknikën IMRT Xerostmia si efekt anësor është shumë herë më pak e shprehur sesa në rastet kur trajtohet me teknikën 3D, ku shumica e pacientëve të trajtuar me këto teknika 3D, pas Radioterapisë kanë një cilësi jetese shumë të keqe.

Citopenia: është rënia e rruazave të gjakut. Kjo është një simptomë jo problematike dhe lehtësisht e menaxhueshme e krahasuar me efektet që jep Kimioterapia. Citopenia ndodh kryesisht kur trajtohet me fusha të mëdha dhe volume të mëdha kockore, si në rastet e trajtimit të metastazave të shumta kockore, apo edhe në rastet kur radioterapia bëhet njëkohësisht me kimioterapinë.
Nauzea apo të vjella; Këto nuk janë efekte anësore të zakonshme në Radioterapi. Zakonisht, këto efekte mund të shfaqen në rastet kur trajtohen zona e barkut apo pelvisit, si në rastet e: kancerit gastrointestinal, kancerit genitourinar etj. Gjithsesi kjo simptomë është shumë herë më e lehtë nga ajo që shkaktohet si efekt anësor i Kimioterapisë. Theksojmë faktin që në rastin e Radioterapisë këto simptoma janë lehtësisht të menaxhueshme.
Rënia e flokëve; Edhe rënia e flokëve nuk është efekt anësor i zakonshëm në radioterapi. Kjo ndodh vetëm në rastet kur trajtohet me radioterapi zona e kokës si në rastet e pacientëve të prekur nga tumore cerebrale apo kanceri i lëkurës së kokës.

Ku duhet të drejtohet pacienti që duhet të trajtohet me Radioterapi?
Në rastet kur një pacient ka nevojë apo i është rekomanduar trajtimi me radioterapi, është shumë e rëndësishme që ai/ajo duhet fillimisht të drejtohet për një konsultë me mjekun onkolog radioterapeut, si i vetmi mjek specialist që mund t’ju ofrojë informacionin dhe trajtimin e kërkuar.

Spitali Hygeia Tiranë është i pari dhe i vetmi Spital privat në vend që prej vitesh ka ngritur Qendrën e Radioterapisë Onkologjike ku ofrohen metodat dixhitale nga më bashkëkohoret të Radioterapisë dhe ku ofrojnë shërbimin e tyre mjekë onkolog-radioterapeutë me shumë eksperiencë dhe të trajnuar në qendrat më të specializuara onkologjike në botë.

Gjatë konsultës pacienti/ja do të marrë informacionin e plotë mbi trajtimin me radioterapi, trajtim i cili ofrohet me teknikat nga më bashkëkohoret dhe të personalizuara sipas çdo rasti. Në rastet e pacientëve onkologjikë, në Spitalin Hygeia Tiranë, ekziston një Këshill Onkologjik, i cili është i përbërë nga specialistë të fushave të ndryshme mjekësore si: mjek onkolog, radioterapeut, kimioterapeut, kirurg, imazherist dhe anatomo-patolog.

Ky Këshill është përgjegjës dhe mblidhet për të vendosur mbi strategjinë më të mirë të mundshme të trajtimit që do të aplikohet për çdo pacient, duke vendosur edhe se cili nga trajtimet do të fillojë i pari, pra kirurgjia, kimioterapia apo radioterapia. Në ketë mënyrë, në spitalin tonë ne i sigurojmë çdo pacienti mundësinë që të marrë të njëjtin trajtim që do të merrte në çdo qendër të specializuar onkologjike në vendet më të zhvilluara në botë.

Ç’mund të na thoni mbi rezultatet e trajtimit me Radioterapi në rang botëror dhe në Spitalin Hygeia Tiranë?
Sot, në sajë të teknikave të avancuara të Radioterapisë, Kirurgjisë, dhe zbulimit të mjekimeve të reja në kimioterapi është bërë e mundur që shumë tipe kanceri, sidomos ato të zbuluara në stadet e hershme të sëmundjes, të jenë 100% të shërueshme. Por edhe në rastet e kancerit në stade të avancuara janë bërë përparime të mëdha duke rritur ndjeshëm % e mbijetesës te personat e prekur.

Edhe në Spitalin Hygeia Tiranë, në sajë të profesionalizmit dhe eksperiencës së punës së stafit të mjekëve si dhe në saje të aparaturave dhe teknikave shumë të avancuara që ky Departament disponon, rezultatet tona në trajtimin e kancerit janë të njëjta me ato të Qendrave Onkologjike më të përparuara në botë.

Ku ndryshon Radioterapia nga Kimioterapia?
Radioterapia, siç e theksuam edhe më lart, është trajtimi që vret qelizat kanceroze me anë të rrezatimit jonizues të prodhuar nga Akseleratorët Linear, ndërsa Kimioterapia është trajtimi që vret qelizat tumorale me anë të medikamenteve të cilët merren nëpërmjet gjakut. Radioterapia përdoret në kancerin e lokalizuar duke shkaktuar efekte anësore vetëm në zonën që trajtohet, ndërsa kimioterapia duke qenë se merret me anë të gjakut, vepron në të gjithë organizmin duke shkaktuar efekte anësore më të mëdha.
Dr. Ledio Bregu
Qendra e Radioterapisë Onkologjike/ Spitali Hygeia Tiranë
Email: [email protected]
TEl: + 355 4 23 90 000

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025921106338501
array(1) { ["section"]=> string(70) "radioterapia-n-spitalin-hygeia-trajtimi-q-vret-qelizat-tumorale-165248" }