Rai 3: Në Shqipëri është rritur mbjellja e hashashit me 1,200%, sipas raportit të Guardia di Finanza (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:49 27-01-2020 Rai 3: Në Shqipëri është rritur mbjellja e hashashit me 1,200%, sipas raportit të Guardia di Finanza (Video)

Televizioni italian Rai Tre ka transmetuar sot një kronikë për kanabisin në Shqipëri, ku sipas gazetarëve italianë, kultivimi është rritur me 1,200 për qind krahasuar me një vit më parë.

Gazetari italian thotë se i referohet raportit të Guardia di Finaca që ka mundur të sigurojë.

“Është rritur me 1200% ose 12 herë mbjellja e kanabisit. Janë 100 mijë rrënjë të fshehura në fusha të vogla të fshehura në male. Një lloj kanabisi i importuar nga Vietnami, i modifikuar gjenetikisht për të pasur një përqindje të lartë të drogës.

“Në fakt, bimët e gjetura vitin e kaluar janë më pak se 1 mijë, por tani të dhënat e këtij raporti të ri tregojnë një realitet mjaft të ndryshëm që mbahet ende i rezervuar”, thotë gazetari.

“Nëpërmjet këtij trafiku të madh të marijuanës është një nga prodhuesit më të mëdhenj”– thotë Giacomo Cataldi, prokuror i Leçes që shton se“është vënë re një disponibilitet i madh i mafias shqiptare që ka krijuar pasuri të shumta”, thuhet në kronikën e RAI 3.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072040557861328
array(1) { ["section"]=> string(110) "rai-3-ne-shqiperi-eshte-rritur-mbjellja-e-hashashit-me-1-200-sipas-raportit-te-guardia-di-finanza-video-193338" }