Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

U vra me armë zjarri nga pronari i lokalit në Kosovë, viktima është xhaxhai i ish-banores së “Big Brother VIP”

Shkruar nga Newsbomb
U vra me armë zjarri nga pronari i lokalit në Kosovë, viktima
Eljona Binakaj dhe Rasim Binakaj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Gjakovës në Kosovë, ku debati mes disa personave ka degraduar deri në përdorimin e armës, duke i marrë jetën një 38-vjeçari. Ndërsa i plagosur mbeti edhe një person tjetër.

Bëhet me dije se viktima është Rasim Binakaj, 38- vjeçar, ndërsa i plagosur është Edi Mehmeti. Në lidhje me këtë ngjarje policia e Kosovës ka shpallur si autor të dyshuar, dyshohet të jetë Nexhdet Zymberaj.

Mësohet se shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë një konflikt i çastit ku Zymberaj dyshohet se ka vrarë dhe ka plagosur klientët e tij brenda lokalit.

Viktima Rasim Binakaj është xhaxhai i ish-banores dhe finalistes së “Big Brother VIP Koosva 4”, Eljona Bianakaj. Kjo e fundit ende nuk ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Po çfarë thotë Policia e Kosovës për vrasjen?

"Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij).

Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese