Rajoni italian ka pak banorë, autoritetet ofrojnë 25 mijë euro për të jetuar atje

Publikuar tek: rajon, më 16:03 11-09-2019 Rajoni italian ka pak banorë, autoritetet ofrojnë 25 mijë euro për të jetuar atje

Autoritetet italiane ofrojnë 25 mijë euro për këdo që jeton në një rajon në pjesën jugore që ka pak banorë.

Bëhet fjalë për të jetuar në provincën e Molise-s. Kryetari i Molise Donato Toma tha për mediat se ofron nga 700 euro në muaj për tre vite rresht për të gjithë ata që zgjedhin të jetojnë në këtë rajon.

Por fillimisht duhet të plotësohen dy kushte, fshati ku qytetarët do të vendosen duhet të ketë më pak se dy mijë banorë dhe njerëzit e ardhur duhet të zotohen se do të hapin një biznes.

“Nëse do të ofronim financim, do të ishte një gjest tjetër bamirësie”, tha Toma.

“Deshëm të bëjmë më shumë. Duam që njerëzit të banojnë këtu. Ata mund ta hapin çfarëdo biznesi, furrë, restorant, çfarëdo biznesi. Kjo është një mënyrë e nxitjes së jetesës në qytezat tona dhe rritjes së popullsisë”, shtoi ai, ndërsa theksoi se secila qytezë me më pak se dy mijë banorë do të marrë 10 mijë euro në muaj, me të cilat mund të investojnë në infrastrukturë dhe të promovojnë aktivitetet kulturore.

“Nuk ka të bëjë vetëm me ngritjen e popullsisë. Njerëzit kanë nevojë edhe për infrastrukturë dhe arsye për të qëndruar, përndryshe do të përfundojmë në situatën që e kishim para disa vjetësh, kur e nisëm këtë plan”, tha ai.

Sipas Institutit Kombëtar italian për Statistika, Molise, ka 305 mijë banorë dhe është në mesin e rajoneve me largimin më të madh të banorëve në vitet e fundit.

 “The Guardian” shkruan se që nga viti 2014, këtë rajon e kanë braktisur nëntë mijë italianë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071618556976318
array(1) { ["section"]=> string(87) "rajoni-italian-ka-pak-banore-autoritetet-ofrojne-25-mije-euro-per-te-jetuar-atje-178086" }