Rakacolli për vdekjen nga Covid të 17-vjeçarit dhe nënës shtatzënë: As ata e as mjekët nuk ia dolën, shpëtuam foshnjen (Tregon gjendjen e saj dhe nëse kemi arritur imunitetin e tufës)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:04 22-02-2021 Rakacolli për vdekjen nga Covid të 17-vjeçarit dhe nënës shtatzënë: As ata e as mjekët nuk ia dolën, shpëtuam foshnjen (Tregon gjendjen e saj dhe nëse kemi arritur imunitetin e tufës) Mira Rakacolli

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për dy rastet e rënda që tronditën vendin ditën e sotme.

Koronavirusi i mori jetën një nënë të re 28-vjeçare e cila ishte shtatzënë, por fatmirësisht mjekët i shpëtuan foshnjen, si dhe një djali 17-vjeçar, i shtruar tek Infektivi së bashku me prindërit.

Ajo tha se fatkeqësisht as mjekët, por dhe as ata vetë nuk ia dolën ta mposhtnin virusin, teksa thotë se sistemi shëndetësor është i rënduar por jo në kolaps. Për imunitetin e tufës, Rakacolli tha në Report tv se Shqipëria nuk e ka arritur ende.

Rakacolli: Mjekët bënë të pamundurën, por situata ishte e rëndë nuk ia dolën dot as mjekët dhe as vetë djali 17-vjeçar. Kjo na bën që t’i këshillojmë të rinjtë. Shohim një mentalitet tek ata që mendojnë se edhe nëse na zë e kalojmë lehtë. Duhet ta marrin më seriozisht dhe të mbrohen. Edhe nëëa 28-vjeçare nuk ia arriti dot dhe pse u përpoqën shumë mjekët. Duhet të bëhej një ndërhyrje, u shpëtua fëmija që edhe sot është mirë, 4-5 ditë ajo ishte mirë dhe u mendua që do kalonte, por ky është kovidi, një sëmundje e rëndë që të kap në pabesi.

Pyetje: A është sistemi shëndetësor në kolaps?

Rakacolli: Nuk jemi në kolaps, por jemi në ngarkesë. Sistemi shëndetësor tregon që po e mban ngarkesën, dhe po e mban mirë. Shtimi i rasteve ditore është mbi 1000. Vetë karakteristika e sëmundjes është e tillë që në këto shumë raste do të ketë dhe raste që janë në nivel të rënduar shëndetësor.

Pyetje: Besoni që shtrëngimi i masave do e përmirësojë situatën?

Rakacolli: Po besoj po, por kjo do të shihet kur të bëjmë një analizë të situatës.

Pyetje: 25 shkurti, po i afrohemi 2 javëve që u vendos ora policore 20:00, mendoni që do merrni vendim tjetër?

Rakacolli: Çdo vendim është marrë në mënyrë të kujdesshme. Janë disa indikatorë që ndikojnë në marrjen e masave. Masat janë gjithmonë të përcaktuara në bvazë të indikatorëve.

Pyetje: A jemi afër imunitetit të tufës?

Rakacolli: Nuk jemi afër imunitetiot të tufës, ndaj jemi të fokusuar te vaksinimi. Po bëhen analizat e duhura, dhe në bazë të rezultateve, përfshirë edhe personat që e kanë kaluar koronavirusin pa u përfshirë në shifra zyrtare, pra që e kanë kaluar pa simptoma, më pas do të kemi një përfundim të saktë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHIFRA TË LARTA/ Sërish mbi 1000 të infektuar në 24 orët e fundit, 15 persona humbin betejën me koronavirusin
Marjana Kondi feston 60- vjetorin e lindjes, zbulon dhuratën që i bëri kryeministri Rama (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011196136474609
array(1) { ["section"]=> string(186) "rakacolli-per-vdekjen-nga-covid-te-17-vjecarit-dhe-nenes-shtatzene-as-ata-e-as-mjeket-nuk-ia-dolen-shpetuam-foshnjen-tregon-gjendjen-e-saj-dhe-nese-kemi-arritur-imunitetin-e-tufes-239813" }