Rakip Suli do ta padisë, Xhelal Mziu i kundërpërgjigjet pasardhësit: Është i pashkollë, ja e vërteta për ndërtimin në Paskuqan (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:34 16-08-2019 Rakip Suli do ta padisë, Xhelal Mziu i kundërpërgjigjet pasardhësit: Është i pashkollë, ja e vërteta për ndërtimin në Paskuqan (E PLOTË) Rakip Suli (m) dhe Xhelal Mziu (d)

Ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu reagoi për herë të parë pas akuzave nga pasardhësi i tij Rakip Suli, i cili e denoncoi për dhënien e paligjshme të një leje ndërtimi në zonën e Parkut Kombëtar të Paskuqanit.

Nëpërmjet një reagimi në profilin e tij në ‘’Facebook’’, Mziu argumentoi se leja për ndërtim objekti nuk është dhënë nga Bashkia e Kamzës, por nga Agjensia e Zhvillimit të Territorit.

Sipas tij, leja e ndërtimit për kompaninë ‘’KSH Marketing’’ është dhënë pas 3 aplikimeve që ka bërë kompania në fjalë. Kjo është mundësuar nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi, i cili ka miratuar ndryshimin e terrenit nga arë në truall.

''Rakip Suli, 'Kryetar i Bashkise Kamez i pashkolle, i emeruar nga "Rilindja", nuk njeh asnje praktike ligjore ne ushtrimin e funksioneve!

I informuar dje nga burime mediatike per konfliktin e realizuar per dhenien e nje leje ndertimi ne Zonen e Paskuqanit po informoj mbare opinionin publik se kjo leje eshte dhene konform te gjithe procedurave ligjore, sipas informacioneve te marra nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Urban.
Ne lidhje me kete reagim po ju informoj si me poshte:

Njesia administrative Paskuqan e Bashkise Kamez nuk ka asnje plan te pergjithshem vendor ne fuqi. 
Cdo leje ndertimi jepet vetem pas konfirmimit qe merret ne Agjensine e Zhvillimit te Territorit si Sekretariati Teknik i KKT per rastet perjashtimore te percaktuara ne Vendimin nr.1 datë 30/07/2015. Leja e ndertimit eshte zbardhur vetem pasi eshte marre konfirmimi ne AZHT dhe ka plotesuar te gjithe dokumentacionin ligjor.

Per sqarim shkurtimisht:
“Shoqeria KSH Marketing shpk ka aplikuar per leje zhvillimi me date 09/10/2018 me nr prot.654, dhe deri ne momentin qe eshte paisur me leje ndertimi ka aplikuar 3 here ne total, ku dy heret e para per mosplotesim dokumentacini dhe mosplotesimin e kushteve per tu paisur me konfirmitetin ne AZHT eshte refuzuar leja e ndertimit nga Bashkia Kamez. Ne baze te pergjigjes qe eshte marre per rastin ne fjale prona qe te zhvillohej duhet te plotesonte: 
1.kriterin e llojit te aktivitetit (qe e plotesonte si kusht nga AZHT)
2.dhe prona te ishte me statusin truall (qe nuk plotesohej sepse ishte jashte zones urbane)

Ne aplikimin e trete qe eshte kryer nga subjekti zhvillues certifikata eshte kthyer nga are ne truall pas miratimit te kategorise se tokes nga ministri i Bujqesise dhe Zhvillimit Rural z.Bledar Çuçi date 26/02/2019, vertetimit te Keshillit te Qarkut Tirane date 23/03/2019 per percaktimine saj ne kategorine VI(gjashte) dhe konvertimit te saj ne ZVRPP Tirane ne toke truall. 
Gjithashtu Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes prane Keshillit te Qarkut Tirane ka vene ne dispozicion dhe harten e kufirit te rezervuarit te paskuqanit ku prona ne fjale eshte jashte saj.
Eshte marre dhe konfirmiteti ne AZHT dhe eshte njoftuar bashkia qe mund te vazhdoje me proceduarat per leje ndertimi.”

toka.jpg

ndertimi.jpg


territori.jpg


leja.jpg


bledi cuci.jpg

harta.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010077953338623
array(1) { ["section"]=> string(138) "rakip-suli-do-ta-padise-xhelal-mziu-i-kunderpergjigjet-pasardhesit-eshte-i-pashkolle-ja-e-verteta-per-ndertimin-ne-paskuqan-e-plote-175505" }