Rakip Suli ftesë publike Lulzim Bashës: Mora vesh që je në Kamëz, hajde në zyrë të pimë kafe

Publikuar tek: politike, më 23:07 19-02-2020 Rakip Suli ftesë publike Lulzim Bashës: Mora vesh që je në Kamëz, hajde në zyrë të pimë kafe Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli

Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli i ka bërë një ftesë publike sot kryedemokratit Lulzim Basha, dhe e ka ftuar në zyrën e tij.

Suli shkruan se është gati të mirëpresë Bashën në zyrë dhe të pinë kafe bashkë, ndërsa thekson se Bashkia Kamëz është në shërbim të qytetarëve.

‘Përshëndetje Z.Basha, mora informacion që jeni në territorin e Bashkisë Kamëz. Ju ftoj për një kafe në zyrë për t’ju informuar për çdo gjë që ju shqetëson.

Kryetari Bashkisë Kamëz, Rakip Suli’, thuhet në ftesën e Rakip Sulit për Lulzim Bashën.

POSTIMI I PLOTË I RAKIP SULIT, KRYETAR I BASHKISË KAMËZ:

Ftesë publike Z. Basha për takim në zyrën e Bashkisë Kamëz!

Jam i gatshëm t'a mirëpres Z. Basha për shqetësimet që mund të ketë dhe t'i shpreh angazhimin tim për zgjidhje.

E siguroj që Bashkia Kamëz është vetëm në shërbim të interesave të qytetarëve.

Basha ka një Mea culpa ndaj Kamzës që gjithë këto vite e la pa zhvillimin që meriton.

***

Përshëndetje Z.Basha, mora informacion që jeni në territorin e Bashkisë Kamëz. Ju ftoj për një kafe në zyrë për t’ju informuar për çdo gjë që ju shqetëson.

Kryetari Bashkisë Kamëz,

Rakip Suli

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086028575897217
array(1) { ["section"]=> string(97) "rakip-suli-ftese-publike-lulzim-bashes-mora-vesh-qe-je-ne-kamez-hajde-ne-zyre-te-pime-kafe-195803" }