Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin "Opinion" ka deklaruar se tragji-komedia e Zharrëzës do vazhdojë gjatë dhe është një akt korrupsioni i pastër politik.
Rakipi tha se pavarësisht kësaj afere korrupsioni, në Zharrëz është bërë çfarë kanë dashur. Sipas tij, në Ministrinë e Energjitikës gjenden thithlopat më të mëdha, që kanë mbushur xhepat dhe i kanë investuar në kompani të tjera jashtë.