Ralf Gjoni në Euronews: Reforma zgjedhore u vu kusht për integrimin nga lobimi i PD-së pranë disa të painformuarve në CDU/CSU

Publikuar tek: politike, më 22:03 01-10-2020 Ralf Gjoni në Euronews: Reforma zgjedhore u vu kusht për integrimin nga lobimi i PD-së pranë disa të painformuarve në CDU/CSU Ralf Gjoni

Deputeti Ralf Gjoni thotë se reforma zgjedhore u kërkua në Shqipëri si kusht për nisjen e procesit të anëtarësimit në BE, pas lobimit të Partisë Demokratike “pranë disa njerëzve të painformuar të CDU/CSU-së gjermane”.

I ftuar në Ilva Now, deputeti Gjoni tregoi se sipas tij partitë e mëdha po punojnë bashkë për të ruajtur pushtetin e tyre dhe angazhimet e fundit bëhen për përfitime elektorale dhe jo në funksion të demokratizimit të vendit.

“Partia Demokratike përmes disa lobuesve i kërkoi disa njerëzve të painformuar pranë CDU/CSU-së që ta fusnin [reformën zgjedhore] në kondicialitetin e qeverisë federale gjermane, është çuar në Bundestag është pranuar që t’i lihet qeverisë federale, pra Merkelit, administrimi i marrëdhënies së hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, u mor vendimi në Bundestag, nuk ka më votim, të gjitha që dëgjoni, jo deklarata, jo Bundestagu, janë kot, pa asnjë lloj vlere, nuk është kondicionalitet marrja parasysh e të gjitha kërkesave të një partie politike që ka llogari për të dhënë në vend,” – theksoi Gjoni, i cili shtoi se rëndësi për procesin integrues është që Shqipëria të zhvillojë dhe administrojë zgjedhje të lira dhe të barabarta.

Sipas deptuetit Gjoni, propozimi i bërë nga shumica socialiste “nuk i garanton zgjedhjet e lira dhe të barabrata”.

“Nuk jam për reformë të njëanshme, por gjithëpërfshirëse,” – këmbënguli Gjoni duke pretenduar se opozita e vetme është në parlament, ndërkohë që opozita-jashtëparlamentare janë bashkë.

I thumbuar nga gazetarja Ilva Tare se kështu pretendon dhe opozita jashtëparlamentare, Gjoni tha se nëse qëndron kështu atëherë “nëse duan të futen në zgjedhje me lista 1/3 të mbyllur dhe 2/3 të hapur sa për sy e faqe, të mos na ndalojnë ne të garojmë me lista 100 për qind të hapura”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013225793838501
array(1) { ["section"]=> string(131) "ralf-gjoni-ne-euronews-reforma-zgjedhore-u-vu-kusht-per-integrimin-nga-lobimi-i-pd-se-prane-disa-te-painformuarve-ne-cdu-csu-222392" }