Ralf Gjoni thirrje opozitës: Ndryshimi nuk vjen në rrugë, ejani na u bashkoni

Publikuar tek: politike, më 12:53 24-04-2019 Ralf Gjoni thirrje opozitës: Ndryshimi nuk vjen në rrugë, ejani na u bashkoni

Deputeti Ralf Gjoni ka depozituar sot në Kuvend amendament për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Gjatë një prononcimi për mediat, Gjoni ka gjetur rastin t'i bëjë thirrje opozitës së dalë nga Parlamenti që t'u bashkohen për Reformën Zgjedhore.

Po ashtu ai theksoi se deputetët e rinj në Kuvend nuk kanë synim të krijojnë një forcë të re politike, ndërsa i ka uruar suksese edhe Astrit Patozit.

"Synimi ynë i përbashkët është sistemi zgjedhor. Nuk kemi pasur synim të krijojmë një parti politike. Në këtë moment fokusi ynë mbetet te ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Nuk kam asnjë koment për aksionin e partive opozitare jashtë parlamentit. Ato parti kanë pasur 10 vjet në dispozicon për të bërë amendamente për të ndryshuar sistemin. Nuk kanë bërë agjë. Ndryshimi nuk vjen në rrugë, por në Parlament. Unë u bëj thirrje ejani na u bashkoni. Ndryshimi në fund të fundit do vijë vetëm nëpërmjet një koalicioni mbarë politik", tha Gjoni.   

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026253938674927
array(1) { ["section"]=> string(82) "ralf-gjoni-thirrje-opozites-ndryshimi-nuk-vjen-ne-rruge-ejani-na-u-bashkoni-161669" }