Ram Geci merr rrugët e Shqipërisë së mesme, Pëllumb Salillari jugun e vendit, zbardhen kontratat miliona euro

Publikuar tek: ekonomi, më 12:47 02-03-2017 Ram Geci merr rrugët e Shqipërisë së mesme, Pëllumb Salillari jugun e vendit, zbardhen kontratat miliona euro

Pasi ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve në Rajonin e Veriut, konsorciumi Biolap-Geci ka fituar edhe kontratën B që përfshin mirëmbajtjen me performancë të rrugëve në rajonin e Shqipërisë së Mesme që përfshin Qarkun e Tiranës dhe atë të Dibrës, kundrejt vlerës 19.2 milionë euro për një periudhë 5-vjeçare.

Ndërsa kompania Salillari, e cila është në konsorcium me një kompani greke, Elika ATEE, ka fituar garën për mirëmbajtjen e rrugëve në qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës për pesë vitet në vijim kundrejt shumës 16.5 milionë euro.

Kështu kompania e ndërtimit të rrugëve, Geci, ka siguruar një kontratë me vlerë rreth 41 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve në gjysmën e territorit të vendit.

Banka Botërore si asistuesja kryesore për projektin e mirëmbajtjes së rrugëve qysh vitin e kaluar, ka nisur një plan për realizimin e kontratave afatgjata të mirëmbajtjes. Për llogari të këtij projekti, vendi është ndarë në katër rajone, teksa fituesit janë shpallur për tre rajone dhe është në proces edhe kontrata e mirëmbajtjes së rrugëve për Qarkun e Fierit, Elbasanit dhe Korçës.

Kosto e mirëmbajtjes së rrugëve për pesë vitet e ardhshme llogaritet 128 milionë euro, nga të cilat 65.9 milionë euro do të financohen nga Banka Botërore.

Qeveria e Shqipërisë ka marrë financime nga Banka Botërore për përballimin e kostove për mirëmbajtjen e rrugëve, duke shtuar edhe nga fondet e veta. Kontratat do të financohen bashkërisht nga Banka Botërore dhe Qeveria.

Kompanitë shqiptare të rrugëve, vitin e fundit kanë parë rënie të aktivitetit për shkak të tkurrjes së fondeve nga investimet publike krahasuar me para vitit 2013.

Në këtë situatë, shumë prej tyre i janë drejtuar ndërtimit dhe zhvillimit të HEC-eve të vogla. (Monitor)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071730613708496
array(1) { ["section"]=> string(113) "ram-geci-merr-rruget-e-shqiperise-se-mesme-pellumb-salillari-jugun-e-vendit-zbardhen-kontratat-miliona-euro-70486" }