Rama akuza mediave: Një baba humbi jetën për shkakun tuaj, të përdorësh të prekurit nga tërmeti si audiencë është kriminale

Publikuar tek: politike, më 17:56 02-12-2019 Rama akuza mediave: Një baba humbi jetën për shkakun tuaj, të përdorësh të prekurit nga tërmeti si audiencë është kriminale Edi Rama

Kryeministri Edi Rama hodhi akuza ndaj mediave se u bënë shkak për vdekjen e një babi në Durrës.

Rama tha se në momentin që mediat deklaruan se Spitali i Durrësit po shembet, viktima u mor nga familjarët nga spitali dhe vdiq rrugës.

Kryeministri u shpreh se media arrin në krime nga papërgjegjshmëria.

Edi Rama: “Kam takuar një djalë që humbi babain dhe e humbi babain për shkakun tuaj. Jo tuajin këtu por për shkak të mediave. Babai ishte duke vdekur në spitalin e Durrësit dhe duke qenë se për fat të keq njerëzve nuk u rrihet dot pa parë televizor dhe duke qenë se në atë kushte patjetër duhet të shihin televizor, u mbushën televizorët po shembet shpitali i Durrësit.

E morën babain në krahë nga frika se do ju binte spitali në kokë së bashku me babain dhe do të vdisnin të gjithë dhe babai vdiq rrugës. Spitali i Durrësit nuk ka qenë i rrezikshëm në asnjë sekondë. ka qene vetëm një çarje që është riparuar sot. Kjo është kriminale dhe kjo është media që mund të arrijë deri në krime nga papërgjegjshmëria, se natyrisht nuk bëhet me qëllim. Kjo është papërgjegjshmëri shumë  e madhe dhe është papërgjegjshmëri që unë jam i njohur në ditë me diell, por është një papërgjegjshmëri që në kushtet e situatës së jashtëzakonshme ku një popull i tërë ka nevojë për tu qetësuar, për tu trajtuar me kujdes si pacient në hall nga ana psikolgjike dhe jo si audiencë që duhet tërbuar është kriminale.

Nuk kam asgjë me ju, por me ata që mbajnë përgjegjësi për ekranet e ndezura dhe portalet që janë porta me atë fjalën tjetër mbrapa, rogfjalësh i portës dhe qenefit bashkë. Është revoltuese të humbin jetë njerëzish edhe të çoroditet një popull i tërë, të marrë vrapin të ikë sa andej këndej dhe ta shohë shtëpinë si varr ndërkohë që pallati ka probleme të riparueshme kjo është skandaloze.”

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018907070159912
array(1) { ["section"]=> string(128) "rama-akuza-mediave-nje-baba-humbi-jeten-per-shkakun-tuaj-te-perdoresh-te-prekurit-nga-termeti-si-audience-eshte-kriminale-188149" }