Rama apel të fortë bizneseve: Mos ua hapni politikanëve dyert e lokaleve, se ju gjobiteni deri në mbyllje! Presidenti i pari që jep shembull negativ

Publikuar tek: politike, më 20:08 22-02-2021 Rama apel të fortë bizneseve: Mos ua hapni politikanëve dyert e lokaleve, se ju gjobiteni deri në mbyllje! Presidenti i pari që jep shembull negativ Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në mbrëmje në Rinas, ku po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët, përpara se të mëbrrijë një tjetër sasi vaksinash nga Pfizer.

Pyetjes lidhur me gjobat që kanë marrë politikanët pasi kanë organizuar takime me mbi 10 persona, Rama tha se fajin të parët e kanë ata që u hapin politikanëve dyert e lokalit, pasi në fund të ditës ata gjobiten, madje mund t’ju mbyllet edhe biznesi.

Sipas Ramës, është fatkeqësi që i pari që jep shembull negativ është Presidenti Ilir Meta.

Pyetje: Ju e keni cilësuar si kriminale mbledhjen e politikanëve në ambiente të mbyllura, janë vënë gjoba, mirëpo takimet vijojnë. A mendoni se duhet të ashpërsohet masa ndaj këtyre politikanëve?

Rama: Unë mendoj që ata të cilët ua hapin dyert e lokaleve këtyre politikanëve, nuk duhet t’i hapin dyert se janë ata që paguajnë, që dëmtohen që rrëzikojnë t’i mbyllet biznesi fare. Kur mendon që presidenti, babai i gjithë kësaj familje, rojtari i të gjitha palëve, garanti i shëndetit kushtetues, është i pari që jep shembullin katastrofik, kjo është fatkeqësi. Në djall vafshin të gjitha. Personalisht nuk bëj në asnjë moment kapërcime të kësaj vije. Se di si mund të realizohet në kushtet e kësaj hapësire shumë të ngushtë njerëzlliku, që forcat politike të merren vesh se çfarë dhe si do ja bëjmë deri në 25 prill. Se çdo shtrëngim masash do interpretohet si diktaturë e Ramës për të kufizuar mundësitë e opozitës. Për masa të reja më shtrënguese duhet pyetur ekspertët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vaksinat kineze dhe ruse, Rama: Nuk është se i kemi në dispozicion dhe po i refuzojmë, çmimi i dozave po rritet por s’ka shans që ne të lëmë një shqiptar pa vaksinuar
"Hiq dorë nga mistrecllëqet", Braçe i përgjigjet Presidencës: Shpjego si votohet me shpata, ti i përvëlove një palë zgjedhje si askush më parë »
Article Logic
Execution time: 0.013489961624146
array(1) { ["section"]=> string(152) "rama-apel-te-forte-bizneseve-mos-ua-hapni-politikaneve-dyert-e-lokaleve-se-ju-gjobiteni-deri-ne-mbyllje-presidenti-i-pari-qe-jep-shembull-negativ-239827" }