Rama: Arbitrazhi për CEZ? Një Vaterlo shqiptare!

Publikuar tek: politike, më 09:05 16-10-2015 Rama: Arbitrazhi për CEZ? Një Vaterlo shqiptare! Edi Rama

Thuajse 200 vjet më parë, në 1815, Napoleon Bonaparti u ndesh në  betejën e famshme të Vaterlosë, në Belgjikë. Perandori i Francës qe përballë një ushtrie britanike dhe prusiane, dy herë më e madhe se ushtria e tij, duke shënuar edhe fundin e tij.

Një betejë e përgjakshme, por që marrë në krahasim sot nga kryeministri Edi Rama, do të përsëritej edhe në Shqipëri. Pse? Sepse sipas Ramës arbitrazhi me të famshmen ‘’CEZ’’, që prej thuajse 2 muajsh është në qendër të vëmendjes së opinionit publik, do të qe një ‘’Vaterlo’’. Sot Rama foli gjatë për marrëdhëniet e qeverisë me CEZ, negociatat, çështjen e arbitrazhit, ndërkohë që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht ministrin e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknurin, për abuzim me detyrën për këtë çështje, në dëmin 479 milionë euro.

Ja si e komenton Rama raportin ''qeveri-CEZ''  në takimin e 13 ministrave të energjisë në rajon:

“Kompania e shpërndarjes së energjisë, e cila në vitin 2007 e nisi rrugëtimin e saj me libra të pastër, në gusht të vitit 2013 përfundoi me 1 miliard dollarë borxhe. 52% humbje, për shkak të vjedhjeve dhe të një rrjeti tërësisht të amortizuar, i cili është mbi 40 vjeçar.

Kompania e shpërndarjes së energjisë jo vetëm ishte në prag të një kolapsi total dhe të një ‘’blackout’’-i, por edhe në kushtet e një konflikti të hapur mes shtetit dhe pronarëve privatë të kompanisë, të cilët ishin përzënë forcërisht me polici nga Shqipëria dhe qeveria kishte imponuar një administrator të saj në një pronë private, për të cilën nuk kishte ndërmarrë asnjë hap.

Ndodhej në sheshin e një beteje tjetër Vaterloje, në arbitrazh, rrezikonte t’i shtohej edhe një borxh i ri i papërballueshëm për financat e shtetit. Unë i jam shumë mirënjohës komunitetit të energjisë. Ne arritëm marrëveshjen me kompaninë, me të cilën rrezikonim të përballeshim me një arbitrazh që do ishte Vaterloja.Sot pamja është e përmbysur”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022810935974121
array(1) { ["section"]=> string(51) "rama-arbitrazhi-per-cez-nje-vaterlo-shqiptare-23247" }