RAMA ashpërson tonet për METËN: Kemi gati paditë, DURONI se do ta zgjidhim përfundimisht

Publikuar tek: politike, më 18:58 21-01-2019 RAMA ashpërson tonet për METËN: Kemi gati paditë, DURONI se do ta zgjidhim përfundimisht

Edhe pse pak minuta më parë socialistët votuan me shumicë votash emërimin e kryeministrit në krye të Punëve të Jashtme, Rama nuk ka hequr dorë nga gjuha me tone të ashpra ndaj Presidentit Meta.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, jashtë Kuvendit, Rama është shprehur se socialistët kanë bërë gati një numër padish për shkeljet e Presidentit, duke përfshirë dhe mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

"Ne kemi ngritur një numër padish për një sërë shkeljen nga ana e presidentit dhe për këtë rast (I referohet mosdekretimit të Cakajt). Kjo duhet zgjidhur përfundimisht.
Duroni se do të bëj betimin pastaj do të vazhoj me të tjerat", tha Rama.

Gjithashtu Edi Rama shtoi se vendosi ta merrte vet postin e ministrit të Jashtëm, pasi nuk donte që të emërohej një ministër tjetër në një kohë kaq të shkurtër.

"Votimi i sotëm ishte rezultat e një zgjedhjeje të detyruar. Pasojë e mos dekretimit të Presidentit Dua ta bëj të qartë për opinionin publik: Në kushtet kur nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe në pritje të formimit të saj, për të gjykuar nga ana e saj vendimin e presidentit vendosa të marr unë këtë post. Nuk doja që të zgjidhej një ministër i ri për një periudhë të shkurtër ", u shpreh kryeministri ndër të tjera.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044178009033203
array(1) { ["section"]=> string(93) "rama-ashperson-tonet-per-meten-kemi-gati-padite-duroni-se-do-ta-zgjidhim-perfundimisht-149732" }