'Rama badërdisi mbi 100 milion euro me portale'

Publikuar tek: barometri, më 08:12 17-06-2018 'Rama badërdisi mbi 100 milion euro me portale' Edi Rama, kryeministër

“Kryeministri, që badërdisi mbi 100 milion euro me portale s'ka lekë për teatrin. Kriminale.”

Është kjo akuza e rëndë që bën kreu i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili i cili atakon edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministren e Kulturës Mirela Kumbaro që sipas tij bëjnë viktimën e shtiren sikur s’ka para që të grabisin siç shkruan ai, Teatrin Kombëtar.

“Janë mashtrues e kusarë dhe pikë”, shkruan me nota revolte Vasili i LSI.

REAGIMI I PLOTË I VASILIT:

Kryeministri,qe baderdisi mbi 100 milion euro me portale s'ka leke per teatrin.Kriminale.

Kryeministri megjithe Bashki e Ministri bejne ne menyre te peshtire viktimen sikur s'ka para',vetem e vetem qe te grabisin token e Teatrit Kombetar dhe ta shkaterrojne ate.
Keta jane thjesht dhe vetem kriminele te artit dhe kultures se Shqiperise,pasi kerkund nuk eshte pare e degjuar qe krenaria e artit te nje vendi te trajtohen si armiq nga qeveria e tyre vetem sepse mbrojne artin.
Ne po perjetojme tragjikisht inkuizicionin e binomit shkollepake dhe hajdute,qe po bie si sopate mbi Teatrin Kombetar dhe aktoret e shkelqyer te tij.
Sa per parate, po ju sjell vetem fakte se ç'baderdi kane bere keta duke bere leket rrush e kumbulla me portale e digitalizimi koti.
E kane pohuar vete qe kane grire mbi 100 milion euro per to dhe te gjithe e kuptojne menjehere qe vetem me to do kishim bere nja 5 teatro kombetare ultra moderne.
Dhe sot qajne e lajne se gjoja s'kane para'.
Jane mashtrues e kusare dhe pike.
Ja fakti i pohuar me gojen e tyre:
Ne nentor te 2016 Ministrja e Inovacionit Harito deklaronte perpara Komisionit Parlamentar te Ligjeve:

"Vetëm për të pasur një ide për vlerën e kësaj, në tri vitet e kaluara për infrastrukturën dixhitale janë shpenzuar nga shteti shqiptar, dhe këtë e keni edhe te APP, nga institucionet e ndryshme, jo vetëm institucioni që drejtoj unë, janë investuar nga buxheti rreth 100 milionë euro".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21338605880737
array(1) { ["section"]=> string(52) "rama-baderdisi-mbi-100-milion-euro-me-portale-124700" }