Rama, Basha dhe Nano drekojnë në një restorant, zbulohet menuja (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:06 13-05-2017 Rama, Basha dhe Nano drekojnë në një restorant, zbulohet menuja (VIDEO)

Masterchefi i njohur Renato Mekolli ka qenë mbrëmë i ftuari i dytë i aktores së humorit,Rudina Dembacaj në emisionin "Mos i fol Shoferit".

Mekolli ka zbuluar pjatat e preferuara të tre politikanëve të njohur shqiptar të cilët janë klientë në restorantin e tij.

"Kryeministri Rama ha lehtë, preferon produktet e peshkut dhe është shumë i rafinuar në perzgjedhjen e ushqimit. Ndërsa kryetari i opozitës, Lulzim Basha konsumon cdo ditë "burger". Edhe nëse s'vjen vetë do t'ja ccojmë në zyrë", ka thënë ai.

Një tjetër klient i rregullt ne restorantit e tij është edhe ish kryeministri dhe kryetari i PS-së, Fatos Nano për të cilin Renato Mekolli tha se është njeriu më komod që ka njohur ndonjëherë.

"Nano se ka problem ma lë mua në dorë, është kaq rehat. Fatos Nano di shumë mirë te degustojë edhe verën", është shprehur masterchefi i njohur shqiptar.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.089280843734741
array(1) { ["section"]=> string(73) "rama-basha-dhe-nano-drekojne-ne-nje-restorant-zbulohet-menuja-video-78498" }