Rama bashkohet premton dy shkarkime të bujshme të zyrtarëve të lartë shtetërorë

Publikuar tek: politike, më 17:34 13-11-2017 Rama bashkohet premton dy shkarkime të bujshme të zyrtarëve të lartë shtetërorë

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ditën e sotme u diskutua çështja e shkarkimit të kreut të KQZ, Klement Zguri.

Taulant Ballla u shpreh se duhet të fillojnë sa më shpejt procedurat për shkarkimin e Klement Zgurit.

Më tej Balla tha se ky rast duhet të shërbejë si shembull për të gjithë zyratarët e shtetit kur shkelin ligjin. 

“Që nga sot ne do të fillojmë procedurat për shkarkimin e Kelment Zgurit. Dhe kjo procedurë duhet të bëhet shembull, që çdo zyrtar që shkel ligjin duhet të shkarkohet”,- tha Taulant Balla.

Këtë deklaratë të Ballës e mbështeti edhe kryeministri Rama i cili tha se është për të ardhur keq sjellja e Opozitës e cila nuk dëshiron të respektojë ligjin.

Rama më tej paralajmëroi se do të nisin procedurat edhe për shkarkimin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

“Është për të ardhur keq kur shohim që Opozota nuk ka të njëjtin standard me ne në marrëdhënien me ligjin. Për ne ligji është i barabartë për të gjithë dhe nuk gjykohet, por zbatohet, prandaj unë e mbështes plotësisht Taulant Ballën, për të filluar procedurat për shkarkimin e kreut të KQZ. Po shikohet mundësia e shkarkimit të kryetarit të Mallakastrës si një person që është subjekt i ligjit të dekriminalizimit”,- tha kryeministri Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023004055023193
array(1) { ["section"]=> string(85) "rama-bashkohet-premton-dy-shkarkime-te-bujshme-te-zyrtareve-te-larte-shteterore-99413" }