RAMA batuta me ALIMADHIN dhe MURRIZIN: Pa këtë sistem nuk vije në parlament, Myslimi doli në 1997 me qeleshin e Ballit

Publikuar tek: politike, më 14:00 09-10-2019 RAMA batuta me ALIMADHIN dhe MURRIZIN: Pa këtë sistem nuk vije në parlament, Myslimi doli në 1997 me qeleshin e Ballit Myslim Murrizi (lart), Edi Rama (q) dhe Adriatik Alimadho (poshtë)

Kryeministri Rama debatoi me kreun e Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi në lidhje me sistemin zgjedhor.

Në seancën e sotme parlamentare, ai i kujtoi Alimadhit se ky i fundit nuk do të mundte të merrte mandatin e deputetit nëse nuk do të ekzistonte ky sistem elektoral. Ai bëri bature dhe me deputetin e opozitës parlamentare Myslim Myrrizin duke i treguar në zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997 fitoi mandatin e deputetit me qeleshin e Ballit Kombëtar.

‘’Ne nuk duhet rrimë këtu fare. Kjo është çështje vullneti, të kundërvihemi me forcën më të egër KÇK-së dhe mbeturinave. Nuk mund të pranojnë që njerëzit në këtë vend të kenë frikë. Kemi vendosur që profilet e mëdha të krimit të shkojnë në izolim absolut në burgje. Bëjnë 30 vjet hollivud, se ata i frymëzojnë filmat jashtë. Të bëjmë goditje ekstreme ndaj tyre që kanë biografi të zezë të krimit.

Për zgjedhjet nuk kam lexuar as hollandisht, as gjermanisht. Nuk di gjuhë tjetër. Se janë të lira apo jo e përcakton OSBE-ja. Po i kam lexuar rekomandimet e tyre. Por, në gjermanisht është shkruar që duhet të ishtë bërë ajo (Reforma Zgjedhore) me kohë me vite. Nuk është problemi se populli do t’i zgjedhë direkt apo indirekt deputetët. Po të ishte kaq e thjeshtë si thoni ju, nuk do ta kishte as bota demokratike këtë sistem. Asnjë sistem zgjedhor nuk është më i mirë se tjetri. Po të mos ishte ky sistem, këtu do të ishte kafja e burrave siç ka qenë gjithmonë. Këto janë diskutime. Falë këtij sistemi erdhi balli kombëtar këtu, po nuk është këtu thelbi. Myslimi në 1997 merrte qeleshin dhe vinte me votat e veta.  Flas për balli ballin, jo gjoksi që shfaqet si balli. Rekomandimi nuk ka lidhje me këto, këto janë tonat’’, u shpreh kreu i qeverisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073549747467041
array(1) { ["section"]=> string(123) "rama-batuta-me-alimadhin-dhe-murrizin-pa-kete-sistem-nuk-vije-ne-parlament-myslimi-doli-ne-1997-me-qeleshin-e-ballit-181378" }