Rama bën bilancin e rindërtimit në Durrës 1 vit pas tërmetit: Janë angazhuar 30 kompani dhe mbi 4200 punëtorë, çdo ditë e në vijim… (SHIFRAT)

Publikuar tek: politike, më 20:12 27-11-2020 Rama bën bilancin e rindërtimit në Durrës 1 vit pas tërmetit: Janë angazhuar 30 kompani dhe mbi 4200 punëtorë, çdo ditë e në vijim… (SHIFRAT) Edi Rama

1 vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ku 51 persona humbën jetën, mijëra të tjerë u lënduan dhe shumë familje mbetën pa shtëpi, kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e Rindërtimit në Durrës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se për rindërtimin në Durrës janë angazhuar 30 kompani me 4208 punëtorë në kantiere, ku është arritur ndërtimi i 5 shkollave dhe kopshteve dhe 6 janë në ndërtim e sipër.

“50 banesa drejt përfundimit dhe 350 të tjera në ndërtim e sipër. Nisin së shpejti edhe 380 banesa me fondet e qeverisë shqiptare dhe 2000 apartamente me financim nga Emiratet e Bashkuara.

Kanë përfunduar riparimet e 145 pallateve me dëme të lehta. Po riparohen mjediset e përbashkëta në 458 pallate me dëme DS2 - DS3 dhe së shpejti nis riparimi i tyre në 157 pallateve të tjera të kësaj kategorie, si edhe rikonstruksioni i thellë i pallateve me dëme DS4.

9,655 familje janë financuar me grante meremetimi të apartamenteve nga 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, me një total prej 3,192,050,000 lekë ose rreth 32 milionë USD.

4,135 familje trajtohen me bonus qeraje prej muajit dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi”, shkruan Rama ndër të tjera.

Postimi i plotë:

BILANCI i 1 VITI përpjekje për Rindërtimin (megjithë futjen në mes të Covidit e të mbylljes së përgjithshme në pranverë, e cila krijoi një pengesë të madhe e të pashmangshme duke spostuar në kohë disa procese, sidomos me donatorët) është sidoqoftë një arsye e fortë krenarie sot, kur nga financimi me fondet e qeverisë shqiptare dhe puna e palodhur e 24.800 punëtorëve, si edhe falë përkushtimit të institucioneve qendrore e vendore të përfshira, kemi sipas radhës këtë pasqyrë të situatës aktuale:

Në Durrës:

  • Angazhuar 30 kompani me 4,208 punëtorë në kantiere
  • Ndërtuar 5 shkolla e kopshte dhe 6 në ndërtim e sipër. Nisin së shpejti edhe 19 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 3 me fondet e qeverisë shqiptare dhe 16 me fondet e donatorëve
  • 50 banesa drejt përfundimit dhe 350 të tjera në ndërtim e sipër. Nisin së shpejti edhe 380 banesa me fondet e qeverisë shqiptare dhe 2000 apartamente me financim nga Emiratet e Bashkuara
  • Kanë përfunduar riparimet e 145 pallateve me dëme të lehta. Po riparohen mjediset e përbashkëta në 458 pallate me dëme DS2 - DS3 dhe së shpejti nis riparimi i tyre në 157 pallateve të tjera të kësaj kategorie, si edhe rikonstruksioni i thellë i pallateve me dëme DS4
  • 9,655 familje janë financuar me grante meremetimi të apartamenteve nga 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, me një total prej 3,192,050,000 lekë ose rreth 32 milionë USD
  • 4,135 familje trajtohen me bonus qeraje prej muajit dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi
  • Po punohet së bashku me Komisionin Europian për projektet e mbrojtjes e restaurimit të monumenteve të prekura të kulturës dhe rritjes së cilësisë së shërbimit në objektet e trashëgimisë kulturore
  • Po finalizohet marrëveshja me qeverinë franceze për financimin e vazhdimit më tej të investimeve për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve të Durrësit
  • Po kryhen vijimësisht riverifikime të mëtejshme për familje kryesisht jashtë vendit që kanë ngritur pretendime për nivelin e dëmit të banesës dhe askush nuk të jetë kurrë vetëm

***çdo ditë në vijim do të mund të gjeni këtu pasqyrën e çdo bashkie sipas radhës

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Valët e muzikës përhapin virusin’, Blendi Klosi: I qendroj asaj që kam thënë, sepse... (Tregon kurën që përdori për Covid-in)
»
Article Logic
Execution time: 0.013574838638306
array(1) { ["section"]=> string(143) "rama-ben-bilancin-e-rindertimit-ne-durres-1-vit-pas-termetit-jane-angazhuar-30-kompani-dhe-mbi-4200-punetore-cdo-dite-e-ne-vijim-shifrat-229367" }