Rama bën përkthyesin e Ronaldos për dy vogëlushët shqiptarë, s’mungojnë batutat me Buffon: Ka shumë tifozë në Shqipëri, ti je Papa (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:38 06-12-2019 Rama bën përkthyesin e Ronaldos për dy vogëlushët shqiptarë, s’mungojnë batutat me Buffon: Ka shumë tifozë në Shqipëri, ti je Papa (Video) Rama me dy vogelushet shqiptare ne Itali, Alesio dhe Aureli te klubi i Juventus

Kryeministri Rama ka mbajtur premtimin që u ka bërë dy vogëlushëve Alesio dhe Aurelit, të cilët për të shpëtuar nga lëkundjet e forta të tërmetit, u hodhën nga pallati, dhe fatmirësisht ja dolën të shpëtonin me lëndime të lehta.

Rama i ka çuar dy vogëlushët në Itali dhe i ka takuar me dy legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, të cilët Alesio dhe Aureli i kishin idhuj. Gjatë bisedës me Tonaldon dhe Buffon, Rama ka bërë përkthyesin për dy vogëlushët shqiptarë, duke treguar se çfarë ata kishin përjteuar në Shqipëri, ndërsa nuk kanë munguar batutat.

Portirti Buffon i ka thënë Ramës se në Coverciano (Vendi ku grumbullohet kombëtarja italiane), kishin pasur një kuzhunier shqiptar, i cili ju thoshte se në Shqipëri kishte një klub të çmendur tifozësh të Juventusit. Menjëherë kryeministri i është përgjigjur duke konfirmuar atë që Buffon i tha.

“Është e vërtetë ka shumë tifozë shqiptarë dhe ti je Papa”, është përgjigjur Rama.

BISEDA E PLOTË:

Rama: Këta dy fëmijë kanë pasur një tragjedi me tërmetin. Njëri është hedhur nga kati i 3-të i pallatit, ndërsa tjetri është hedhur nga kati I 5-të. Unë shkova në spital dhe i pyeta që çfarë dëshiron? Më tha që kam idhull Cristiano Ronaldon dhe dua një bluze të tijën. Ju falenderoj shumë që jeni këtu pasi ata janë shumë të lumtur.

Buffon: Janë vllezër?

Rama: Jo nuk janë vllezër, por jetojnë në të njëjtën pallat dhe kanë kaluar një tragjedi dhe kanë humbur disa prej familiarëve të tyre.

Buffon: Si mund t’iu shërbejë?

Rama: Kemi fanelat që t’I firmosni.

Buffon: Sa vjec janë?

Rama:  Njëri është 7 vjeç, ndërsa tjetri është 10 vjeç. Kemi pësuar një tragjedi që ka pasur 51 viktima.

Buffon: Të gjithë nga tërmeti?

Rama: Po të gjithë nga tërmeti.

Buffon: Ky (Aureli)  I ka sytë njësoj si të Verratit (Qesh)

Ronaldo: Po e vërtetë. (Qesh) Po nuk luan futboll.

Buffon: A luan futboll?

Aureli: Po po luaj.

Rama: Luan futboll, por është pak mbi peshë (Qesh)

Buffon: I duhet pak stërvitje që të dobësohet.

Rama: Faleminderit Ronaldo. Nuk është vetëm për këta, por është e rëndësishme për të gjithë fëmijet dhe shtetin tonë.

Ronaldo: Nuk asnjë problem.

Rama: E di që keni një ndeshje të rëndësishme nesër.

Ronaldo: Po.

Rama: Jam shok I afërt me Taren dhe me tha që do ta keni të vështirë nesër ndaj Lacios.

Ronaldo: Mirupafshi Verrati (Duke i thënë me shaka Aurelios).

Buffon: Mirupafshim djema.

Rama: Faleminderit Ronaldo dhe Buffon.

Rama: Jam një tifozë I vjetër I Juventusit. Juve është si fe.

Buffon: Ne në Coverciano (Vendi ku grumbullohet kombëtarja italiane), kishim një kuzhunier shqiptar që na thoshte se në Shqipëri kemi një klub tifozësh të Juventusit të çmendur.

Rama:  Është e vërtetë ka shumë tifozë shqiptarë dhe ti je Papa. Mirupafshim.

Marrë nga Newsport.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017000913619995
array(1) { ["section"]=> string(140) "rama-ben-perkthyesin-e-ronaldos-per-dy-vogelushet-shqiptare-s-mungojne-batutat-me-buffon-ka-shume-tifoze-ne-shqiperi-ti-je-papa-video-188645" }