Rama-Braçes: Një trup kaq i vogël, prodhon kaq shumë zhurmë, Braçe: S'bëj më shumë se të tjerët

Publikuar tek: aktualitet, më 14:59 06-03-2015 Rama-Braçes: Një trup kaq i vogël, prodhon kaq shumë zhurmë, Braçe: S'bëj më shumë se të tjerët Edi Rama dhe Erjon Braçe në Tiranë

Mes batutave Rama-Braçe ka nisur shpërndarja e lejeve të legalizimeve në Lushnjë. Rama ka vënë në dukje kontrastin me deputetit Braçe dhe deputetëve të tjerë të tij.

“Për ju është fat se keni një përcjellës të shpejtë dhe të paepur të çdo zhurme si Erjon Braçe.Të bën habi se si një trup kaq ivogël mund të prodhojë një presion kaq të madh me ankesa dhe me zhurma. Lum si ju për Erjonin dhe mjerë ne që duhet ta dëgjojmë Erjonin. Hajde Erjon jep lejen e parë të legalizimit’’, tha Rama për Braçen.

Braçe është treguar modest, duke thënë se nuk ka bërë ndonjë gjë më shumë se të tjerët.

“Ka bërë më shumë zhurmë. Një ndryshim i vogël.’’, tha Rama për Braçen, duke shtuar se ministrja Eglantina Gjermeni nuk bën shumë zhurmë, si Braçja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Testimi i punonjëve të burgjeve, nga 2714 nuk kalojnë 766, do të ritestohen
Ndërtimet pa leje, Rama: Ja e vërteta e prishjeve selektive »
Article Logic
Execution time: 0.013372898101807
array(1) { ["section"]=> string(96) "rama-braces-nje-trup-kaq-i-vogel-prodhon-kaq-shume-zhurme-brace-s-bej-me-shume-se-te-tjeret-5157" }