Rama citon presidenten e KE-së, replikon sërish me Bashën në rrjetet sociale për dështimin e negociatave

Publikuar tek: politike, më 14:49 22-10-2019 Rama citon presidenten e KE-së, replikon sërish me Bashën në rrjetet sociale për dështimin e negociatave Kryeministri Edi Rama - kreu i opozitës Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me kreun e opozitës Lulzim Bashën me postime në rrjetet sociale.

Këtë radhë, Rama ka publikuar mesazhin e presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cila thotë se ndjen keqardhje për vendimin e samitit, për mos hapjen e negociatave.

Presidentja e KE deklaron se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të konsiderueshme dhe e meritonin hapjen e negociatave, e nga ana tjetër Basha fajëson qeverinë.

Kujtojmë se që prej ditës së djeshme, kreu i qeverisë dhe ai i opozitës kanë replikuar me njëri-tjetrin në rrjetet sociale duke cituar ndërkombëtarët.

FDGHGH.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026416063308716
array(1) { ["section"]=> string(110) "rama-citon-presidenten-e-ke-se-replikon-serish-me-bashen-ne-rrjetet-sociale-per-deshtimin-e-negociatave-183066" }