Rama dedikim sopranos: Enkelejda, faleminderit që ekziston

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:23 13-04-2017 Rama dedikim sopranos: Enkelejda, faleminderit që ekziston

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme zhvilloi një takim në Ministrinë e Kulturës për të nderuar sopranon Enkelejda Kamani, e cila ka fituar vendin e parë në konkursin e muzikës lirike "La Scala" në Milano. 

Nga takimi i ditës së djeshme kryeministri ka postuar disa foto në facebook duke i bashkangjitur me një dedikim falenderues për sopranon që ka ngritur lart emrin e vendit tonë.

 “Dje në Ministrinë e Kulturës, për të nderuar sopranon Enkelejda Kamani, fituese e vendit të parë në Konkursin e Teatrit prestigjoz të muzikës lirike “La Scala” të Milanos. 

Forca e shembullit të Enkelejdës është një dhuratë shumë e çmuar për të gjithë djemtë dhe vajzat e këtij vendi, duke treguar sesi dikush, pa një mbiemër të njohur, nga një familje e zakonshme prindërish që jetojnë fare thjeshtë me punën e tyre të ndershme, e rritur në një provincë të vogël të Shqipërisë, mund t’ia dalë të kalojë detin me këmbë, duke ndjekur me kurajë, pasion, vullnet dhe sakrifica, ëndrrën e vet.

Enkelejda, faleminderit që ekziston”, shkruan kryeministri në postimin e tij.

17883883_10154651154906523_7822233859424977716_n.jpg

17862837_10154651155101523_6799478009417359876_n.jpg17883633_10154651154841523_2424574793824990448_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031967878341675
array(1) { ["section"]=> string(62) "rama-dedikim-sopranos-enkelejda-faleminderit-qe-ekziston-75104" }