Rama ‘demaskon’ me VIDEO PD-në: Manjola Cakoni dhe Alesio kanë marrë apartament! Historia e abuzimit me një nënë të lënduar nga tragjedia e 26 nëntorit

Publikuar tek: politike, më 11:26 13-09-2020 Rama ‘demaskon’ me VIDEO PD-në: Manjola Cakoni dhe Alesio kanë marrë apartament! Historia e abuzimit me një nënë të lënduar nga tragjedia e 26 nëntorit Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur PD në lidhje me rastin e Manjola Cakonit, e cila humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit.

Rama ka publikuar me video gjithçka çfarë është bërë për këtë familje, duke filluar nga apartamenti që i është dhuruar për të cilin kanë publikuar dokumente përkatëse, e duke vijuar më tej me shërbimit e tjera të ofruara për të dhe djalin e saj Alesion.

Manjola në deklaratën e publikuar nga ish-deputetja Grida Duma ka thënë se kryeministri e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar, pse doli në televizor dhe tha se qeveria e ka mashtruar atë e djalin e saj, ndërsa i vogli në video theksoi se nuk mund të jetojë vetëm me foton e Ronaldos, e shkrepur nga një takim i mundësuar nga Rama.

Denoncimet e bëra nga PD lidhur me rastin e saj Rama i ka quajtur abuzime kundrejt një nënë të lënduar nga tragjedia e 26 nëntorit.

"E kam përjetuar me keqardhje për të ëmën e Alesios, e cila është një nënë dhe një grua e rënduar psikologjikisht dhe shpirtërisht nga një tragjedi që nuk ka lënë pa lënë gjurmë. Mendoj se etika e medias dhe për më tepër e politikës duhet ta ndalojë hedhjen e nxituar të hapave të tillë për të konsimuar në publik njësoj si në një restorant, në një mjedis ku hahet mish mishngrënien e njerëzve në nëvojë, në sekëlldi apo të traumatizuar e duhet t'i referohet fakteve.

Po të ishte shumë njerëzore do të ishte e lavdërueshme që pa e dhunuar imazhin fizik, praninë fizike në tregun e gjësë së gjallë mediatik e politik të hulumtoheshin faktet dhe të shiheshin nëse unë dhe qeveria i kemi braktisur apo i kemi qëndruar pranë, jo vetëm Manjolës dhe Alesios, por të gjithë familjeve, qoftë në familjet që humbën njerëz, dhe ato që humbën pasurinë, shtëpinë e tyre. Dhe nëse do të shihen faktet iu ftoj që t'iu referoheni dokumenteve që tregojnë aplikimin në praktikë të asaj që kemi marrë përsipër.

Nuk do ishte nevoja të arrihej deri këtu, neveritem të shoh se si hiena që e ka vendin në kategorinë më të ulët shfaqet në formën e përfaqësuesit politik, flamurit partiak dhe ha mish njeriu duke i ftuar në një orgji mishi dhe dehjeje me demek ndjenjën e solidaritetit dhe keqardhjes. Ky është shpërdorin dhe abuzim i njerëzve", tha Rama. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia drejtohet nga ish-SIGURIMSAT, PD nxjerr EMRAT: Rama si Enveri, i ka kthyer policët në 'punëtorë partie'
»
Article Logic
Execution time: 0.010200023651123
array(1) { ["section"]=> string(154) "rama-demaskon-me-video-pd-ne-manjola-cakoni-dhe-alesio-kane-marre-apartament-historia-e-abuzimit-me-nje-nene-te-lenduar-nga-tragjedia-e-26-nentorit-220234" }