Rama dërgon Arben Ndokën të prezantojë prefektin e Lezhës, PD e quan shpërfillje ndaj mesazhit të John Kerryt për dekriminalizimin

Publikuar tek: politike, më 14:06 15-02-2016 Rama dërgon Arben Ndokën të prezantojë prefektin e Lezhës, PD e quan shpërfillje ndaj mesazhit të John Kerryt për dekriminalizimin

“Departamenti amerikan i shtetit e cilësoi të papranueshme që Arben Ndoka, i dënuar në Itali për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, të ishte pjesë e parlamentit. Sekretari Kerry, pasi e vlerësoi dje në Tiranë procesin e dekriminalizimit, e veçoi atë si sukses dhe model që duhet ndjekur.

E megjithatë, ja ku është i zgjedhuri i Edi Ramës, i besuari i tij në Lezhë, duke prezantuar Prefektin e Qarkut”, kështu ka deklaruar nga selia e PD, sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani duke e cilësuar këtë si shpërfillje ndaj mesazhit të sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry.

“Ja ku është i dënuari që, pas denoncimeve të opozitës, pas qëndrimeve të partnerëve ndërkombëtarë, dhe pasi ligji i dekriminalizimit e nxorri jashtë parlamentit, sot, me bekimin e Edi Ramës, qeveris Lezhën, bën emërime, shkarkime, tenderime. Vendos për çdo gjë.

Edi Rama sfidon hapur dekriminalizimin, sfidon hapur mesazhin e z.John Kerry”, tha Ristani në deklaratën për media.

“Ai vazhdon t’u japë pushtet personave të inkriminuar, vazhdon ti mbajë ata afër, dhe po i përgadit ata për zgjedhjet që po vijnë për të deformuar votën e lirë.

Si ta kuptojmë qytetarët këtë shpërfillje të Edi Ramës ndaj mesazhit të Kerrit?

Si duhet ta shohë publiku inkriminimin deri në palcë që Edi Rama tashmë po i bën edhe Partisë Socialiste.

Ende pa u mbushur 24 orë nga mesazhi i sekretarit Kerry për dekriminalizimin, Edi Rama po konfirmohet si promotor dhe protektor i krimit në politikë”, përmbylli sekretari i djathtë.

rista.jpg

 

​ 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0092229843139648
array(1) { ["section"]=> string(135) "rama-dergon-arben-ndoken-te-prezantoje-prefektin-e-lezhes-pd-e-quan-shperfillje-ndaj-mesazhit-te-john-kerryt-per-dekriminalizimin-32618" }