'Rama dhe Basha kanë rënë dakord', ish kreu i SHISH: Zgjedhjet do bëhen në vjeshtë, por PD do humbë (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 08:56 14-05-2019 'Rama dhe Basha kanë rënë dakord', ish kreu i SHISH: Zgjedhjet do bëhen në vjeshtë, por PD do humbë (VIDEO)

Ndërsa vendi është futur në një krizë të thellë politike dhe deri më tani palët nuk kanë dhënë asnjë sinjal për dialog ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka dhënë versionin e tij për atë që mund të ndodhë në muajt në vijim.

Sipas tij Basha dhe Rama kanë rënë dakord dhe zgjedhjet lokale do të shtyhen për në vjeshtë.

Në studion e emisionit "360 Gradë" në RTV Ora ai deklaroi se zgjedhjet lokale të përcaktuara për tu mbajtur në 30 qershor do të mbahen në tetor. Mirëpo, pavarësisht kësaj shtyrje, Klosi shprehet i bindur se PD do humbë sërsish. Por lidhur më këtë nuk ndan të njëjtin mendim me të avokati Gjokutaj.

Pjesë nga debati:

Klosi: Zgjedhjet do të bëhen në tetor, kanë rënë dakord. Zgjedhjet lokale, të Kuvendit mbase janë vitin tjetër. Do bëhen në tetor dhe kanë rënë dakord. Në gjithmonë kemi "ngrënë" me njëri-tjetrin dhe pastaj kemi dalë bllof se të tjerë vendosin dhe ne bëjmë debate.

Gjokutaj: Po të ishte opozita në parlament do të shtyhej dhe po të mos ishte bërë protesta do të shtyheshin zgjedhjet? Ma thuaj këtë.

Klosi: Prapë do ta hajë ai në zgjedhje.

Gjokutaj: Prisni, avash.

Klosi: Po mirë, nëse di ndonjë gjë na e thuaj.

Gjokutaj: Ky është produkti i protestës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007375955581665
array(1) { ["section"]=> string(107) "rama-dhe-basha-kane-rene-dakord-ish-kreu-i-shish-zgjedhjet-do-behen-ne-vjeshte-por-pd-do-humbe-video-164236" }