'Rama dhe Basha mbarojnë për njeri-tjetrin', Murrizi: Dashuri e vjetër pas 7 letrave

Publikuar tek: politike, më 21:59 18-09-2019 'Rama dhe Basha mbarojnë për njeri-tjetrin', Murrizi: Dashuri e vjetër pas 7 letrave

Nënkryetari i parlamentit Myslym Murrizi, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Arena" u shpreh se ftesa për dialog e kryeministrit Edi Rama sot ishte lëvizje që shqiptarët të kuptonin dashurinë që ka mes Ramës dhe Bashës.

Sipas Murrizit, dashuria pas 7 letrave dhe 2 këngëve me kitare tani është bërë publike.

'Dashuria e vjetër, pas 7 letrave dhe 2 këngëve me kitare, poshtë dritareve me serenatë tani është drejtuar publikisht, që ta marrin vesh edhe të tjerët përveç shqiptarëve që ata mbarojnë për njeri-tjetrin. Është një marrëveshje në fuqi akoma, nuk është prishur. Falë kësaj marrëveshje kemi kryetar KQZ-je Klemnt Zgurin dhe Avokate të Popullit, duke mos mbaruar mandatin e tjetrit, Erinda Ballancën. Këta kanë ardhur me marrëveshjen e 17 majit', tha Murrizi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021277904510498
array(1) { ["section"]=> string(87) "rama-dhe-basha-mbarojne-per-njeri-tjetrin-murrizi-dashuri-e-vjeter-pas-7-letrave-178944" }