‘Rama dhe Lleshi dhunojnë qytetarë të pafajshëm’, Braimllari: Çdo gjë mbahet shënim dhe dita kur…

Publikuar tek: politike, më 16:20 14-04-2019 ‘Rama dhe Lleshi dhunojnë qytetarë të pafajshëm’, Braimllari: Çdo gjë mbahet shënim dhe dita kur…

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, ka reaguar për dhunën që u ushtrua dje në protestën e opozitës.

Ai është shprehur se përdorimi i gazit lotsjellës nga ana e e Policisë së Shtetit është një gjenocid.

Braimllari përmes ‘Facebook’ u ka rikujtuar Ramës dhe Lleshajt se fundi i tyre në qeverisjen e vendit është afër.

Sipas Braimllarit, ata kanë hesape për të larë me qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Statusi i plotë:

Edi Rama dhe Sander Lleshi dhunojne dhe arrestojne qytetare te pafajshem qe protestojne ne te drejten e tyre dhe lene te lire grabitesit shteteror ne Rinas.

Perdorimi i gazit helmues ne sasi te madhe ne nje proteste qytetare eshte gjenocid.

Sander Lleshi gjen kohe te reagoje per protestat qytetare por nuk ka asnje fjale per mungesen e sigurise ne vend, per numrin e larte te vrasjeve, per grabitjen e Rinasit, per vjedhjen e hapur te Unaza e Re, per dhunen qe ushtroi mbi banoret e Bulevardit te Ri duke dhunuar gra, femije e te moshuar.

Kjo eshte fytyra e vertete e nje qeverie te degraduar ku po perdoret nje “Gjeneral i vdekur” kunder nje populli.

Çdo gje mbahet shenim dhe dita kur nuk do jesh me Minister eshte e afert. Ti dhe Edi Rama keni hesape per te lare me qytetaret e ndershem te ketij vendi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065789222717285
array(1) { ["section"]=> string(99) "rama-dhe-lleshi-dhunojne-qytetare-te-pafajshem-braimllari-cdo-gje-mbahet-shenim-dhe-dita-kur-160410" }