Rama dhe Meta u përgjigjen njëherësh gazetarëve: Shumë i kënaqur që trenit të reformës në drejtësi i hipi edhe PD, Meta: Në pranverë, e realizueshme

Publikuar tek: politike, më 16:29 26-12-2015 Rama dhe Meta u përgjigjen njëherësh gazetarëve: Shumë i kënaqur që trenit të reformës në drejtësi i hipi edhe PD, Meta: Në pranverë, e realizueshme

Rama dhe Meta kanë qenë së bashku sot në unison në deklaratën pas takimit në Vilën 30, lidhur me reformën në drejtësi dhe vlerësimet e Komisionit të Venecias. Për gazetarët ata kanë deklaruar se janë të kënaqur që reforma është gjithpërfshirëse. Ndërsa Rama ka thënë se është shumë i kënaqur me faktin që trenit të kësaj reforme i ka hipur edhe PD, Meta ka theksuar faktin se deri më tani procesi është gjithpërfshirës, duke falenderuar pa masë Komisionin e Venecias.

Rama:

“Ndërkohë që bëmë një takim për të diskutuar mbi një sërë çështjesh natyrshëm sepse është mbyllja e një viti dhe fillon një vit që kemi disa objektiva. Pas diskutimeve një nga objektivat kryesorë është çuarja përpara e reformës në drejtësi dhe ndamë me njëri-tjetrin kenëaqësinë që trenit të reformës i është shtuar edhe PD, madje unë jam shumë i kënaqëur se kanë kaluar disa kohë që të ndalë treni,dhe i hipën vetë trenit. Raporti i Komisionit të Venecias duke shfrytëzuar procesin e thellë dhe cilësor që ka marrë rreth një vit dhe duke marrë të gjithë së bashku që t’i japim vendit reformën e shumëkërkuar. Ky proces është në Kuvend dhe kryetari mund t’u japë shpjegimet e nevojshme”

Meta:

“Duhet të vlerësojmë punën e madhë që është bërë deri tani ku ka pat një proces gjithpërfshirës të të gjitha forcave politike, përfshi edhe opozitën. Do falenderoja ekspertët e vendit dhe ndërkombëtarë për punën dhe angazhimin e tyre.

Që nga momenti që Shqipëria është bërë me Kushtetetutë ne kemi bashkëpunuar shumë ngushtë me Komisionin e Venecias.

Në kohë rekord iu përgjigj të gjitha pyetjeve, duke sjellë vlerësimet paraprake, mbështetjen e rëndësishme për këtë reformë. Absolutisht të gjithë aktorët politikë janë të kënaqur me vlersimin e këtij komisioni e gjithë puna jonë për të ecur më shpejt. Në pranverë është plotësisht e realizueshme dhe në këtë mënyrë ne do japim një përgjigje mjaft të rëndësishme dhe mjaft pozitive për të gjithë qytetetarët tanë që në 2016 të jetojnë në një vend sa më të drejtë’’

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0097000598907471
array(1) { ["section"]=> string(150) "rama-dhe-meta-u-pergjigjen-njeheresh-gazetareve-shume-i-kenaqur-qe-trenit-te-reformes-ne-drejtesi-i-hipi-edhe-pd-meta-ne-pranvere-e-realizueshme-28609" }