Rama dhe Veliaj mbajnë premtimin, i japin çelësat e shtepisë së re Momë Hides në Kashar

Publikuar tek: aktualitet, më 11:47 07-12-2019 Rama dhe Veliaj mbajnë premtimin, i japin çelësat e shtepisë së re Momë Hides në Kashar

21 shtatorin e kaluar shtëpia e Fiqiri dhe Kimete Lamit në Mazrek të Kasharit u dëmtua rënde nga tërmeti, duke u bërë krejtësisht e pabanueshme.

Dy muaj më pas, ashtu siç edhe kishte premtuar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, falë edhe kontributit të biznesit, 5 anëtarët e kësaj familje kanë hyrë në shtëpinë e tyre të re, shumë herë më të bukur dhe më të fortë se e para.

Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe biznesmeni Luan Bregasi i dorëzuan sot çelësat e shtëpisë së re gjyshes së familjes Hide Lami, e cila nga ana e saj i falenderoi që arritën të bënin realitet një ëndërr. Ndërkohë që Veliaj informoi kryeministrin se veç kësaj shtëpie janë edhe rreth 50 shtëpi të tjera që po bëhen nga e para dhe që ishin shkatërruar nga tërmeti i 21 shtatorit.

‘Këto janë të tërmetit të parë dhe janë 50 shtëpi se ishte dhe dëmi më i vogël. Pra, si Luani, janë edhe 49 bamirës të tjerë që kanë adoptuar nga nje shtepi qe po bëhen nga e para dhe që përfundojnë para vitit të ri’, tha ai.

Nderkaq, Bashkia e Tiranës ka dhene zgjidhje edhe per shtepite e shpallura të pabanueshme nga termeti i 26 nëntorit, duke siguruar bonus qeraje 1 vit per mbi 900 familje, deri në zgjidhjen e strehimit të tyre.

78552237_591180734969854_8381804793277972480_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071010589599609
array(1) { ["section"]=> string(93) "rama-dhe-veliaj-mbajne-premtimin-i-japin-celesat-e-shtepise-se-re-mome-hides-ne-kashar-188681" }