Rama dhe Xhafaj mbledhin në Kryeministri punonjësit e policies

Publikuar tek: barometri, më 08:35 27-03-2018 Rama dhe Xhafaj mbledhin në Kryeministri punonjësit e policies

Kyeministri Edi Rama ka ideuar dhe realizuar një takim me punonjës së Policisë së Shtetit në ambientet e Kryeministrisë, ku kryefjalë ka qenë vlerësimi i punës së jashtëzakonshme të policëve të thjeshtë që shpesh kthehen në heronj, edhe pse jashtë kamerave e vëmendjes mediatike.

Takimi ka përkuar me kthimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua dhe mori mbështetjen e zyrtarëve të rëndësishëm të DEA dhe FBI.

Krymeministri Rama, gjatë fjalës së tij ka vlerësuar aktin e policisë në ngjarjen e rëndë në Fier, ku gjatë një tentative për grabitje mbeti i vdekur një nga autorët.

Rama tha se policia shmangi tragjedinë e rëndë duke i shpëtuar jetën çiftit të të moshuarve.

Gjithsesi, përtej vlerësimeve dhe falenderimeve, ky takim i papritur ngjan më tepër me një motivim dhe mobilizim për ndonjë aksion të madh e të bujshëm që mund të pasojë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024685859680176
array(1) { ["section"]=> string(69) "rama-dhe-xhafaj-mbledhin-ne-kryeministri-punonjesit-e-policies-114652" }