Kryeministri Rama tha sot ( 20 masr, e premte) në konferencën mbi Infrastrukturën Digitale se dixhitalizimi do t’i shërbejë luftës kundër korrupsionit.
Sipas tij dixhitalizimi do të shmangë monopolin mediatik, do t’u shërbejë investitorëve të huaj që duan të hynë në tregun mediatik si dhe medias për të zgjeruar mbulimin e saj.
Në mbyllje të fjalës së tij, Edi Rama shprehu mirënjohjen e tij për delegacionin europian në Shqipëri, misionin e OSBE dhe ekspertëve që sipas tij kanë siguruar rritjen e cilësisë për të marrë vendimet e duhura.