Rama: Do marrin pagë lufte bizneset e vogla, taksitë dhe institucionet arsimore private

Publikuar tek: politike, më 20:57 01-04-2020 Rama: Do marrin pagë lufte bizneset e vogla, taksitë dhe institucionet arsimore private Kryeministri Edi Rama

Të gjitha bizneset e vogla me xhiro vjetore nën 140 mijë dollarë në vit do të përfitojnë “pagën e luftës” nga qeveria.

Kryeninistri Rama i ftoi të aplikojnë në faqen online të Tatimeve, teksa shtoi se pjesë e paketës janë  edhe kopshtet dhe shkollat private, transporti i qytetarëve dhe taksitë.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka filluar marrjen e aplikimeve online nga të gjitha bizneset e vogla që janë mbyllur për shkak të luftës dhe do ta marrin pagë lufte. Paga e luftës do të derdhet direkt në llogaritë e tyre dhe sot kemi marrë nga bankat garancinë që kemi kërkuar se nuk do të mbajnë asnjë komision për këto paga.

Cilido që është në listën 60421 individëve që janë identifikuar si përfitues se kanë mbyllur biznesin për shkak të luftës është i lutur të aplikojë në faqen online të Drejtorisë së Përgjithsme të Tatimeve. Deri në orën 16:30 sot kanë aplikuar 1852 persona nga hapja e faqes.

Meqë më kanë pyetur disa që punojnë në shkolla, kopshte private apo transport qytetarësh sqaroj se edhe këto kategori janë përfituese. Gjithnjë nëse në këto biznese xhiroja nuk i kalon 140 mijë dollarë  në vit. Në këtë paketë përfshihen edhe taksitë. Njoh shumë prej tyre dhe më kanë pyetur shpesh a përfitojmë? Po.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091991424560547
array(1) { ["section"]=> string(92) "rama-do-marrin-page-lufte-bizneset-e-vogla-taksite-dhe-institucionet-arsimore-private-200979" }