Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në Simpoziumin “Roli i Bektashinjve”, ku ka folur rreth bashkëjetesës fetare në Shqipëri. Rama tha se bektashinjtë kanë një kontribut të paçmuar për vendin dhe se bektashizmi është çelësi i artë i bashkëjetesës.
Rama ka njofruar së do të ndërtohet një park, në të cilin do të mbillen të gjitha bimët e përmendura në Kuran dhe Bibël.
“Mu duk me vend dita për tu përcjellë idenë e ndërtimit në Tiranë të një parku të besimit. Një hapësirë publike e gjelbër e mbjellë me të gjitha lulet dhe bimët që përmenden në Kuran dhe Bibël. Në këtë park kushtuar bashkëjetesës, fëmijët, prindërit, gjyshet dhe gjyshërit e kryeqytetit dhe të qyteteve të tjera dhe vizitorët e huaj, do të mund të gjejnë jo vetëm të gjitha krijesat e gjelbra të këtyre librave të shenjtë, por edhe imazhet që u bëjnë jehonë. Të gjithë duhet tu jenë mirënjohës komuniteteve fetare dhe bektashizmit. Mirënjohje të gjithëve”, tha Rama gjatë fjalës së tij.