'Rama do të tërhiqet vetë', Tabaku tregon zgjidhjen e krizës politike

Publikuar tek: politike, më 21:05 15-04-2019 'Rama do të tërhiqet vetë', Tabaku tregon zgjidhjen e krizës politike

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' për daljen nga kriza politike.

Ish-deputetja deklaroi se e vetmja mënyrë që opozita të ndalojë protestat është një qeveri tranzitore pa kryeministrin Edi Rama.

'Zgjedhja që PD ka propozuar ka në bazë dy elementë, së pari një qeveri tranzicioni pa Ramën. Ne kemi provuar të biem dakord kemi bërë një marrëveshje me Ramën dhe jemi zhgënjyer pafundësisht. Ka arritur një moment kur PD ka thënë jo sepse nuk mund të mbyllim sytë', tha Tabaku, ndërkohë që deklaroi me vetëbesim se kryeministri do të tërhiqet.

'Unë besoj se nga presioni i protestave të vazhdueshme të rritura në numër, Rama do të tërhiqet vetë. Këtu do jemi dhe do e shikoni që do vijë një moment që do tërhiqet vetë', u shpreh ish-deputetja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066258907318115
array(1) { ["section"]=> string(73) "rama-do-te-terhiqet-vete-tabaku-tregon-zgjidhjen-e-krizes-politike-160556" }