Rama drekë në restorantin e njohur pranë shtëpisë së tij, provokon sërish me këtë detaj (Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:21 10-03-2019 Rama drekë në restorantin e njohur pranë shtëpisë së tij, provokon sërish me këtë detaj (Foto) Kryeministri i Shqiperise Edi Rama

Kryeministri Rama ka zgjedhur të drekojë sot si ditë të diele në restorantin e njohur në Surrel pranë shtëpisë së tij. 

Gjatë një dreke në restorantin e njohur Cereni në Surrel pranë Dajtit, në një fotografi të shkrepur me pronarin e restorantit, kryeministri Rama është parë i veshur me një xhup i cili ka  të stampuar një kompani bastesh.

Pavarësisht nga kritikat e mediave ndaj Ramës, për reklamimin e kompanive të basteve në veshjet që ai vishte në daljet e tij publike, kryeministri Rama sërish është parë me një veshje të tillë.

Pas mbylljes së pikave të basteve që nga 1 janari 2019, me urdhër të vet kryeministrit, u ndalua edhe reklamimi i këtyre kompanive dhe kjo është arsyeja që mediat e kritikuan, por  është pikërisht vet kryeministri që nuk ua ka vënë veshin kritikave, pasi mesa duket vazhdon të veshi në dalje publike, xhupin në të cilën duket simboli i një kompanie bastesh angleze.

Me siguri është një xhup që  kryeministri e ka shumë për zemër dhe nuk mund të heqë dorë prej tij. 

cereni.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066051483154297
array(1) { ["section"]=> string(98) "rama-dreke-ne-restorantin-e-njohur-prane-shtepise-se-tij-provokon-serish-me-kete-detaj-foto-155926" }