Rama drekon me familjen fierake, gazetari “thumbon” ashpër kryeministrin: Verën, rakinë dhe ushqimet i kishin sjellë ata të qeverisë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:00 07-04-2017 Rama drekon me familjen fierake, gazetari “thumbon” ashpër kryeministrin: Verën, rakinë dhe ushqimet i kishin sjellë ata të qeverisë

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme shpërndau disa leje legalizimi në Cakran të Fierit dhe pastaj drekoi në familjen e Shahin Bashës në Fier.

Mirëpo, gazetari Agim Xhafka nuk i ka kursyer komentet për Ramën.

“Dhe sot në atë fshat të Fierit, ku drekoi kryeministri ynë, pasi ai u largua, u dyndën komshijtë. Përmbysnin kolltukët,lexonin emrat Loni, Lipe, Fori dhe i ngarkonin në dumdumet e fshatit. Kështu dhe me gotat, pjatat, lulet artificiale, udhët e korridoreve, tapetet dhe deri tek dy pupet sa hyn tek dera. Ndërsa ushqimin e kishin sjellë ata të qeverisë. Edhe verën e rakinë”, shkruan gazetari.

Komenti i plotë i gazetarit Agim Xhafka:
Ju kujtohen karriket që kemi pasur në shtëpi para ca vitesh? Nga poshtë u shkruanim emrat,Llazi,Gaqo,Leta,Razo,Vasili... Që të mos na ngatërroheshin kur ua jepnim fqinjëve për gëzimet a vakitë e tyre.
Dhe sot në atë fshat të Fierit, ku drekoi kryeministri ynë, pasi ai u largua, u dyndën komshijtë. Përmbysnin kolltukët,lexonin emrat Loni, Lipe, Fori dhe i ngarkonin në dumdumet e fshatit. Kështu dhe me gotat, pjatat, lulet artificiale, udhët e korridoreve, tapetet dhe deri tek dy pupet sa hyn tek dera. Ndërsa ushqimin e kishin sjellë ata të qeverisë. Edhe verën e rakinë.
Pasi u boshatis shtëpia i zoti pa se i ngeli veç divani dhe bufeja e Enverit. Edhe laramanja në plevicë bashkë me tre gjelat e detit. U rehatua dhe vuri festen shtrembër. Të paktën u nderua para botës. E pa në tv që kishte bërë goxha pritje e gosti. Ia dola,tha dhe mori lopën për dore dhe e nxori në livadh. Te hante diçka dhe ajo murga...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018812894821167
array(1) { ["section"]=> string(133) "rama-drekon-me-familjen-fierake-gazetari-thumbon-ashper-kryeministrin-veren-rakine-dhe-ushqimet-i-kishin-sjelle-ata-te-qeverise-74460" }