RAMA e ‘braktisi’, Prokuroria hedh hap kundër Valdrin Pjetrit

Publikuar tek: politike, më 16:15 14-08-2019 RAMA e ‘braktisi’, Prokuroria hedh hap kundër Valdrin Pjetrit Valdrin Pjetri

Kryebashkiaku i kontestuar i Shkodrës nga PD-ja Valdrin Pjetri duket se po shkon drejt rrugës së përballjes me drejtësinë shqiptare.

‘’Gazeta Shqip’’ zbulon nga burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme se organi i akuzës i ka dërguar kërkesë Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Institutit të Policisë Shkencore të japë shenjat e gishtërinjve të Valdrin Pjetrit.

Kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit akuzohet nga Partia Demokratike se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit dënimin me 18 muaj burg në Itali në vitin 2003 për trafikim të lëndëve narkotike.

Ditën e djeshme, kryeministri dhe kreu i PS-së Edi Rama deklaroi se ‘’Partia Socialiste dhe Valdrin Pjetri i kanë rrugët e ndara.’’

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071430206298828
array(1) { ["section"]=> string(65) "rama-e-braktisi-prokuroria-hedh-hap-kunder-valdrin-pjetrit-175326" }