Rama: E di shumë mirë që në studiot TV ka njerëz të paguar për të bërë avokatin e krimit të organizuar!! Vjen reagimi i parë në rradhët e gazetarëve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:11 12-02-2020 Rama: E di shumë mirë që në studiot TV ka njerëz të paguar për të bërë avokatin e krimit të organizuar!! Vjen reagimi i parë në rradhët e gazetarëve Edi Rama, kryeminister

“E di shumë mirë që në studiot TV ka njerëz të paguar për të bërë avokatin e krimit të organizuar!”

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit por pa përmendur emra.

Ndërkaq, vjen reagimi i parë në rradhët e gazetarëve.

Është Mimoza Koçiu ajo e cila e cilëson këtë një pohim shumë të rëndë dalë nga goja e kryeministrit.

“Ky është pohim shumë i rëndë, sidomos kur del nga goja e nje kryeministri, që ka iniciuar një paketë të quajtur anti KCK. E pra nëse ka të tillë, duhen thënë me emra e mbiemra e hetuar. Në mos, ngelen thashetheme e dokrra hini, për të ushqyer propagandën mbi një pakete ligjore, që u tha se u miratua më 31 janar, po mbrohet nga kryeministri në seancë, por vetëm një nga projekt ligjet e saj diskutohet sot në kuvend. Të tjeret të derguar më 6 shkurt, (akti normativ me 3 shkurt) në kuvend, ende janë në procedurë”, shkruan gazetarja.

LEXO EDHE'Fundi i vendimeve kriminale të gjykatësve’, Rama i papërmbajtshëm nga foltorja: Në studio televizive ka njerëz të krimit të organizuar

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095100402832031
array(1) { ["section"]=> string(152) "rama-e-di-shume-mire-qe-ne-studiot-tv-ka-njerez-te-paguar-per-te-bere-avokatin-e-krimit-te-organizuar-vjen-reagimi-i-pare-ne-rradhet-e-gazetareve-194956" }