'Rama e ka shitur çështjen çame', Doda paralajmëron: Do publikojmë shkresa shumë të rënda

Publikuar tek: aktualitet, më 18:18 09-10-2019 'Rama e ka shitur çështjen çame', Doda paralajmëron: Do publikojmë shkresa shumë të rënda

Sekretarja e përgjithshme e PDIU- së Mesila Doda ka hedhur akuza të forta për kryeministrin Edi Rama sa i takon çështjes çame.

E ftuar në ABC News, Doda akuzon kryeministrin Rama se e ka shitur dhe keqpërdorur çështjen çame.

Ajo ka paralajmëruar se pas disa ditësh do publikohen shkresa për diçka shumë të rëndë në lidhje me këtë çështje.

'Rama e ka keqpërdoruar çështjen çame. E kemi parë kur dikur ngrinte zërin në mbrojtje të çështjes çame, por e kemi parë sesi e ka shitur dhe ka harruar çështjen çame, ka arritur deri aty sa të heqë nga librat e historisë së çështjes çame. Do keni shkresa pas ca ditës për çështjen çame. Flitet për diçka shumë të rëndë', deklaroi Doda.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019668102264404
array(1) { ["section"]=> string(92) "rama-e-ka-shitur-ceshtjen-came-doda-paralajmeron-do-publikojme-shkresa-shume-te-renda-181412" }