'Rama e ka tmerr hapjen e negociatave', Basha thirrje shqiptarëve: Mos sillemi si foshnja që i tërhiqet vëmendja me një rake take

Publikuar tek: aktualitet, më 14:32 13-06-2019 'Rama e ka tmerr hapjen e negociatave', Basha thirrje shqiptarëve: Mos sillemi si foshnja që i tërhiqet vëmendja me një rake take

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama e ka tmerr dhe frikë hapjen e negociatave.

Basha i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të mbajnë lart kurajon me të cilën janë përballur këto katër muaj pwr të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë.


'Edi Rama e ka jetike moshapjen e negociatave, qëllim i tij është ta devijojë debatin politik në datën 30 qershor. Ju ftoj në këto momente shumë të vështira ta shohim të vërtetën kështu siç është, ta përbuzim teatrin e propagandës dhe mos sillemi si foshnja që i tërhiqet vemendja me një rake take.

Mbani lart kurajon me të cilën jemi përballur këto katër muaj Kemi shpartalluar propagandën prej dhjetëra miliona eurosh që Rama paguan nëpër Europë.

Ju kërkoj të jemi të bashkuar dhe me pjesëmarrjen më masive për të mbrojtur fatin tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Orët dhe ditët e ardhshme do të përcaktojnë sesi Shqipëria do të jetë në 10 apo 15 vitesh e ardhshme', u shpreh Basha.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023483991622925
array(1) { ["section"]=> string(132) "rama-e-ka-tmerr-hapjen-e-negociatave-basha-thirrje-shqiptareve-mos-sillemi-si-foshnja-qe-i-terhiqet-vemendja-me-nje-rake-take-168080" }