Rama e kishte seriozisht, nis procesin gjyqësor ndaj BILD: Shqiptarët meritojnë të dinë të vërtetën

Publikuar tek: politike, më 16:02 25-06-2019 Rama e kishte seriozisht, nis procesin gjyqësor ndaj BILD: Shqiptarët meritojnë të dinë të vërtetën Rama- Tiede

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë paralajmëroi se do hidhte në gjyq gazetarin e  BILD, Peter Tiede i cili publikoi përgjimet e dosjes 339. 

Mesa duket ky nuk ka qenë thjesht një paralajmërim pasi sot kryeministri ka bërë me dije se i ka dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD.

“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”, shkruan Rama në Twitter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068490505218506
array(1) { ["section"]=> string(104) "rama-e-kishte-seriozisht-nis-procesin-gjyqesor-ndaj-bild-shqiptaret-meritojne-te-dine-te-verteten-169708" }