Rama e la jashtë qeverisë, Ambasada amerikane falenderon Kodhelin: Vlerësojmë punën tuaj në FA

Publikuar tek: politike, më 17:05 29-08-2017 Rama e la jashtë qeverisë, Ambasada amerikane falenderon Kodhelin: Vlerësojmë punën tuaj në FA

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, në shtator  do elërë këtë detyrë për tja kaluar Olta Xhaxhkës që do drejtoj këtë dikaster në katër vitet e ardhshme.

Por këto 4 vite në krye të ushtrisë shqiptare kanë bërë që Kodheli të meritojë një respekt të gjerë nga shumë njerëz madje dhe nga selia  diplomatike  e SHBA-ve në Tiranë.

Këtë gjë ambasada e ka treguar nëpërmjet një letre që është publikuar në rrjetet sociale, ku ka falenderuar publikisht Kodhelin për kontributin saj në këto 4 vjet.

Më poshtë mesazhi i plotë:

Kënaqësia ka qenë e gjitha e imja që i kam shërbyer vendit dhe kam punuar me miq dhe aleatë kaq të mrekullueshëm.

E nderuara ministre Kodheli,

Në emër të kolegëve në Ëashington dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë më lejoni Τ’ju përgëzoj për punën Τuaj të jashtëzakonshme gjatë katër viteve të drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes si një Aleat i ngushtë NATO. Nën lidershipin Tuaj ne kemi përparuar në bashkëpunimin tonë ushtarak përmes mbështetjes që i kemi dhënë lidershipit të NATO-s në Evropë dhe Afganistan dhe kemi çuar përpara objektivat tona të përbashkëta për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes për të gjithë Aleancën.

Ka qenë kënaqësi të punuarit me Ju gjatë detyrës suaj si ministër i Mbrojtjes dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi dhe bashkëpunime të tjera. Ne vlerësojmë çfarë Ju keni bërë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por gjithashtu për marrëdheniet Shqipëri-SHBA.

Edhe njëherë, urimet më të përzemërta.

Sinqerisht,

Donald Lu

21192684_1448282651921737_5537102493873829853_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025398015975952
array(1) { ["section"]=> string(98) "rama-e-la-jashte-qeverise-ambasada-amerikane-falenderon-kodhelin-vleresojme-punen-tuaj-ne-fa-90542" }