Rama e nis me “DASHURI” fjalën nga Kuvendi, flet për Bashën dhe vajzën e tij të vogël

Publikuar tek: politike, më 10:56 11-09-2017 Rama e nis me “DASHURI” fjalën nga Kuvendi, flet për Bashën dhe vajzën e tij të vogël

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij nga Kuvendi duke falenderuar Gramoz Ruçin si kryetar të sapozgjedhur ndërsa ka listuar edhe mësimet e marra nga ky katër vjeçar qeverisës.

Shefi i qeverisë ndali edhe te një episod nga protesta e opozitës: Momenti kur Basha doli të protestojë me vajzën e tij të vogël.

“Në një nga ditët e protestës së opozuitës kryetari Basha doli në protestë bashkë me vajzën e tij të vogël. Nuk e sjell këtë për ta gjykuar por për të thënë se në fund fare gjithcka që ne bëjmë lidhet me fëmijët tanë e në këtë punë ne s’duhet ta harrojmë se cdo gjë që bëjmë keq u bëjmë keq të gjithë fëmijëve të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

MË SHUMË NGA FJALA E RAMËS:

E dëgjova me vëmnendje fjalën tuaj inaguruese dhe nënshkruaj çdo rresht të saj. Nën drejtimin tuaj kjo shumicë qeverisëse nuk do telerohet asnjë rast e as do shkelë vijat e kuqe, nën drejtimin tuaj kuturisjet individuale nuk do mbajnë peng punimet e këtij Kuvendi.

Ne do vijmë këtu me qëllimet e programit qeverisës, jemi të vetëdijshëm për gabimet tona në 4 vitet e shkuara, sic jemi të sigurtë për barrën e shtuar të këtij mandati.

Do synojmë të jemi sot e katër vjet me rradhë forca e shembullit jo shembulli i forcës. Është më e lehtë ta thuash se sa ta bësh por do e nisim nga vetja këtë ndryshim të domosdoshëm.

Uroj që dhe kolegët opozitarë ta kenë marrë këtë mësim, ne kemi kuptuar se e kemi pasur gabim se durimi me këtë opozitë nuk ia vlen, kemi gjykuar gabim kur cdo sulm të opozitës e kemi justifikuar pa analizuar arsyen burimore të sulmit. Ka shumë gjëra të tjera që kam kuptuar por ndjesë që nuk i ndaj dot me ju të tjerat se konkurrentëve nuk i tregohen të gjitha. Ju jeni konkurrentë, ne s’jemi këtu të luftojmë me ju por me idetë e politikat tuaja.

Në këtë pikë vlen të përmendet një tjetër mësim, 25 qershori provoi këtë herë edhe më qartë e në Shqipëri nuk fiton kush i fryn më shumë zjarrit të konfliktit.

Në një nga ditët e protestës së opozuitës kryetari Basha doli në protestë bashkë me vajzën e tij të vogël. Nuk e sjell këtë për ta gjykuar por për të thënë se në fund fare gjithcka që ne bëjmë lidhet me fëmijët tanë e në këtë punë ne s’duhet ta harrojmë se cdo gjë që bëjmë keq u bëjmë keq të gjithë fëmijëve të Shqipërisë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007174015045166
array(1) { ["section"]=> string(88) "rama-e-nis-me-dashuri-fjalen-nga-kuvendi-flet-per-bashen-dhe-vajzen-e-tij-te-vogel-91904" }