Rama e pranon: 'Gabova që parashikova Hillary Clinton presidente'. Ja çfarë tha për Trump dhe Merkel në Davos

Publikuar tek: politike, më 18:06 24-01-2018 Rama e pranon: 'Gabova që parashikova Hillary Clinton presidente'. Ja çfarë tha për Trump dhe Merkel në Davos

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se ka gabuar që parashikoi Hillary Clinton si presidente të SHBA-ve, por u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një partner i rëndësishëm i Shqipërisë.

Duke folur për gazetarët Rama ka thënë se dëshiron të dëgjojë se çfarë do të thotë Donald Trump në fjalimin e tij në Davos, raporton newsbomb.al.

“Dua të dëgjoj fjalimin e presidentit amerikan Donald Trump, dhe shpresoj që SHBA, ashtu si Europa, do të qëndrojnë një aleat strategjik për Shqipërinë. Është e rëndësishme që SHBA të vijojë të luajë një rol të rëndësishëm në rajon”, u shpreh Rama.

Rama ka thënë se “Europa nuk është në gjendjen më të mirë”, por se fjalimi i Angela Merkel e inkurajon atë.

“Ajo inkurajon gjithmonë, ajo ka mbajtur gjallë vlerat dhe parimet europiane, si dhe ëndrrat e europianëve në një kohë kur Gjermania përballej me krizën e refugjatëve, politika nuk ka ndryshuar”, u shpreh Rama. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Davos, takon kryeministrin belg dhe mbretin e Jordanisë
Alibeaj denoncon live: Ja krimineli i liruar sot nga burgu, mik i Ramës dhe Klosit »
Article Logic
Execution time: 0.0088021755218506
array(1) { ["section"]=> string(112) "rama-e-pranon-gabova-qe-parashikova-hillary-clinton-presidente-ja-cfare-tha-per-trump-dhe-merkel-ne-davos-107776" }