Kreu i qeverisë Edi Rama, bashkë me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, në një dalje publike në aktivitetin e quajtur “ Riaktivizimi i tregut të punës” kanë prezantuar personat të cilët kanë dalë nga ndihma ekonomike dhe kanë përfituar nga kurset e trajnimit falas, e që janë punësuar gjithashtu.
Gjatë fjalës së tij Rama ka ftuar të marrin fjalën të rinjtë të cilët kanë përfituar nga programi e kur njëra prej të rejave ka marrë fjalën, Rama e ka pyetur për rrogën, por është përballur me refuzimin e saj për ta treguar atë.
Rroga nuk thuhet, le ta thonë personat përgjegjës, nuk ka kuptim që unë ta them rrrogën këtu, mund ta them individualisht”- i është përgjigjur vajza Ramës.
Rama ka këmbëngulur serish, por vajza nuk e tregoi që nuk e tregoi rrogën. Më pas Rama ka vazhduar me të rinjtë e tjerë të cilët i ka thirrur për të mbajtur fjalën e tyre, e nuk ka ndaluar së pyeturi secilin prej tyre për rrogën.