Rama e quajti gënjeshtar, Lulzim Basha i kërkon ndjesë Haradinajt në emër të shqiptarëve: Sulm rrugaçëror i kryeministrit tonë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:47 21-12-2019 Rama e quajti gënjeshtar, Lulzim Basha i kërkon ndjesë Haradinajt në emër të shqiptarëve: Sulm rrugaçëror i kryeministrit tonë Kreu i PD, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër pas deklaratave të Ramës ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajn.

Me anë të një statusi në rrjetin social twitter, Basha ka theksuar se e dënon sulmin e Ramës ndaj liderëve të Kosovës.

Kryedemokrati më tej ka deklaruar se gjuha e urrjetjes ndaj institucioneve të Kosovës, është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmës si Edi Rama. Sipas tij koha e vasalitetit dhe autokratit të korruptuar të Tiranës do të marrë fund shumë shpejt.

Postimi i plotë:

Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama!

Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Familja e Xhesika Biqikut e veshur në zi, e mposhtur nga dhimbja, Rama i shkon me Veliajn në apartamentin e ri dhe lë autograf
‘Akte të tilla synojnë pengimin e drejtësisë’, Olsian Çela: Po hetohet sulmi me tritol ndaj prokurorit Kuliçi »
Article Logic
Execution time: 0.014186859130859
array(1) { ["section"]=> string(131) "rama-e-quajti-genjeshtar-lulzim-basha-i-kerkon-ndjese-haradinajt-ne-emer-te-shqiptareve-sulm-rrugaceror-i-kryeministrit-tone-190031" }